Jolie dizajnon stoli

Nga Express më 12 mars 2011 në ora 13:56
Njëra nga aktoret më të popullarizuara hollivudiane, Angelina Jolie, ka nisur bashkëpunimin me Robert Prokop, argjendar i njohur dhe së shpejti do të lansojë linjën e saj të stolive.
Jolie do të dizajnojë stolinë për “Elegant” dhe sigurisht se nuk do të jetë aspak i lirë. Stolitë do të mund të blihen vetëm klientët privatë të argjendarit Robert Prokop, që do të thotë se stolitë e Angelinës nuk do të gjenden në shitje të rregullt.
“Stili i saj është mjaft “shik”, por edhe klasik dhe pos kësaj ka nevojë për inovacion artistik”, ka thënë Prokop, duke komentuar bashkëpunimin me aktoren.
Koleksioni i stolive do të gjendet në shitje në pranverë.