E Diel, 1 Nëntor 2026

KEK’u e Gjilani përshëndeten nga Superliga

KEK-u përfundimisht ka rënë në Ligën e Parë të Kosovës, pas humbjes kundër Lepencit 5-6. Në këtë përballje u shënuan më së shumti gola gjatë 90-të minutave në këtë edicion të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll, gjithsej 11-të.

Lepenci ishte skuadër më e mirë nga fillimi deri në fund. Për skuadrën nga Kaçaniku nga një gol shënuan Përparim Livoreka, Xhevdet Shabani, Pajtim Berisha dhe Flamur Berisha kurse dy të tjerët i shënojë Florim Berisha.

Ndërsa për skuadrën vendase shënuan Mensur Simnica,Gëzim Pllana dhe Faton Hashani nga një gol, kurse dy të tjerët i shënoj Alban Shillova. Pas kësaj fitoreje Lepenci i rrit gjasat për mbijetesë, pasi tashmë është në vendin e tetë me 36 pikë.

Gjilani – Trepça 0-4

Trepça ka shënuar fitore të lartë si mysafire prej 0-4 kundër skuadrës së fundit në tabelë Gjilanit. Skuadra mitrovicase ishte më e mirë nga fillimi e deri në fund ë ndeshjes.

Hetrik për skuadrën mysafire shënojë Getoar Dragusha (minuta 27’, 57’ dhe 89’), kurse golin tjetër e shënojë Shpejtim Fazliu në minutën e 75-të.

Pas kësaj humbjeje Gjilani edhe matematikisht është në Ligën e Parë, kurse Trepça mbetet në pozitën e dhjetë me 34 pikë, pozitë kjo që dërgon në barazh.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›