Seedorf mund të luan deri në të 50-at

Nga Express më 29 prill 2011 në ora 17:20
Kryeministri i Italisë dhe presidenti i Milanit Silvio Berlusconi ka parashikuar se Clarence Seedorf do të luaj deri në të pesëdhjetat pasi mesfushori holandez u nderua nga Ambasada holandeze në Romë të enjten mbrëma.
“Ai mund të luan deri kur të jetë 52 vjeç. Ai është lider në fushë dhe jashtë saj, dhe shembull për të gjithë. Ai është xhentëlmen i vërtetë”, tha Berlusconi gjatë ceremonisë. Seedorf i cili mbush 35 vjet në prill është nderuar nga qeveria holandeze për gati 20 vjet të shërbimit në futboll si dhe punës së tij për bamirësi.