Petraeus, tepër i shndritshëm për CIA?
Kjo pyetje vjen si pasojë e asaj se, pas emërimit të gjeneralit David Petraeus në krye të CIA’s, kjo agjenci përplot të fshehta duket se mund të synojë të shfaqet kujdesshëm në qendër të vëmendjes.
Pra, duket se përzgjedhja e presidentit, Barack Obama, që gjenerali, David Petraeus, të jetë drejtor i ri i CIA’s, ka ngritur disa çështje brenda qarqeve të zbulimit dhe atyre ushtarake.
Si mundet që një gjeneral me katër yje, i cili vazhdimisht ka qenë objekt i spekulimeve si një kandidat i mundshëm i ardhshëm presidencial, dhe i cili nuk i trembet vëmendjes së mediave, të drejtojë një agjenci që preferon të jetë në hije?
A mos shefi i tij, drejtori i Zbulimit Kombëtar, James Clapper, një gjeneral ky me tre yje në pension, do të ndjehet pakëndshëm me një vartës i cili ka një profil shumë të lartë publikë dhe që kërcënon se do të shkëlqejë shumë më tepër se ai?
A mos Petraeus do të fsheh disi dëshpërimin, për shkak se nuk e fitoi “detyrën e fundit” për një oficer ushtarak – atë të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm? Admirali Mike Mullen pritet të pensionohet deri në fund të vitit, andaj edhe kishte spekulime që pohonin se Petraeus do të mund të ishte kandidati që do ta zëvendësonte atë.
"A mos është ky një çmim ngushëllues?", pyeti një ish-zyrtar i SHBA’ve.
Nuk ka të ngjarë që Petraeus do të bëjë shumë miq në CIA, nëse vjen aty me një mentalitet të ristrukturuar për ‘ndreqje të gjërave’.
"Ata janë paska të lodhur nga ‘ndreqjet’”, pohoi një ish-zyrtar i zbulimit amerikan.
Gjithashtu, ka pak të ngjarë që Petraeus të has në pritje të ngrohtë (në CIA), nëse atje shkon në me "mentalitet ushtarak" dhe nëse pret që CIA do t’i kundërpërgjigjet si duhet, theksoi një ish-zyrtar tjetër i shërbimit të zbulimit.
“Ju nuk mund të bërtisni dhe të urdhëroni, dhe që të gjithë t’ju përshëndesin”, përfundoi ai. (Reuters)