"Rexhina", 30.4 vjet burgim
Tirane- Grabitja e makinave luksoze me maska e arme, iu ka kushtuar plot 30.4 vjet burg kater te pandehurve. Dje togat e zeza te Gjykates se Krimeve te Renda kane shpallur fajtor dhe kane denuar anetaret e bandes "Rexhina". Keshtu gjykata denoi dje me nga 12 vjet burg secili. Per te pandehurit Edmond e Gentian Neza, 2 vjet e 4 muaj per te pandehurin Dritan Hamiti si dhe 900 milion leke gjobe. Ndersa per te penduarin e bandes, Erlind Taullaj i cili tregoi menyren sesi funksiononte grupi , gjykata e ka denuar ate me 4 vjet burg. Kater te akuzuarit kane kerkuar qysh ne seancen e pare te gjykohen ne aplikim te gjykimit te shkurtuar, duke perfituar ne kete menyre uljen e 1/3 se denimit. Akuza qe rendon mbi ta eshte "Vjedhje ne bashkepunim, disa here". Nderkohe qe per dy te pandehurit e tjere, Bujar Sefa dhe Bledar Hasanin eshte vecuar ceshtja dhe do te gjykohet nga nje tjeter trup gjykues, pasi kane kerkuar te gjykohen me procedim te zakonshem. Sipas akuzes, 7 jane episodet qe mberthejne gjashte te pandehurit, nderkohe qe shtate jane edhe deshmitaret qe treguan menyren se si u kercenuan nen arme per te dhene gjithcka kishin me vete. Midis te grabiturve jane kengetarja Ermiona Lekbello dhe kreu i Dhomes Kombetare te Tregtise, Gjok Uldedaj. Nderkohe qe ashtu sic permendem, Erlind Taullaj eshte i penduari i procesit "Rexhina", per te cilin u kerkua denimi me 4 vjet burg. Ky i fundit ka dhene shpjegime te imtesishme per te gjithe aktivitetin kriminal te kryer nga ana e te pandehurve ne kuader te grupit te strukturuar kriminal, per nje periudhe 2-vjecare. Me daten 4 korrik te vitit 2007, Erlind Taullaj ka lidhur nje akt marreveshje me Prokurorine e Krimeve te Renda, ku trajtohet si bashkepunetor i drejtesise. Ky i fundit pritet te kete perfitime per bashkepunim me drejtesine. Sipas akuzes ai eshte kercenuar nga pjesetaret e grupit, per shitjen e makinave me cmime fikse. R. Caushaj