Sefte për të drejtën e autorit

Pjesëmarrës në konferencë janë përfaqësues të institucioneve të specializuara në fushën e të drejtës së autorit, si dhe profesorë universitarë të shteteve të ndryshme evropiane.
Dita e parë e konferencës iu kushtua të drejtës autoriale, gjegjësisht përvojave në këtë fushë në disa vende të rajonit.
Me këtë rast me ligjëratat e tyre të pranishmëve iu drejtuan ministri i MKRS, Memli Krasniqi, profesori i Universitetit të Prishtinës, Abdullah Aliu, ekspreti i të drejtës autoriale nga Universiteti në Leuvern, Baris Isik, drejtori i përgjithshëm i ZAMP në Slloveni, Gregor Stibernik, Péter Lábody, zëvendësshef i Departamentit të së Drejtës se Autorit në Hungari, Borut Bernik Bogataj, avokat i çështjeve të Pronësisë Intelektuale nga Sllovenia, Idar Bistri, drejtor Ekzekutiv i Albautor’it shqiptar, dhe Florent Boshnjaku, drejtor ekzekutiv i APIK.
Dita e dytë e konferencës ndërkaq i kushtohet “Piraterisë së të Drejtës së Autorit”. Gjatë diskutimeve të të mërkurës pritet që me ligjëratat e tyre të kontribuojnë Valon Kashtanjeva, zyrtar i lartë në ZDA; Baris Isik, në cilësinë e konsulentit ligjor në Agjencinë e Avokatëve – DAIKIN, në Belgjikë; si dhe Péter Lábody, Gregor Štibernik, Borut Bernik Bogataj, Isa Dukaj (drejtor i Zyrës për Pronësi Intelektuale dhe kryetar i Këshillit Shtetëror të Pronësisë Intelektuale të Kosovës), Liridon Dalipi (drejtor i Departamentit Ligjor në KPM), etj.