QEVERIA DHE RADIKALIZIMI I EDI RAMES
Zgjedhjet e përgjithshme të qershorit ishin më të kalkuluara për nga rezultati i kërkuar, në krahasim me të gjitha zgjedhjet e tjera në periudhën e sistemit demokratik modern shqiptar. Kjo "ndeshje" u fitua nga/ me ndihma/ën e arbitrit (përfaqësuesve ndërkombëtarë). Nga të trija palët pjesëmarrëse në garë - pozitë, opozitë, arbitër - ky i fundit u bë më përcaktues se kurrë ndonjëherë për rezultatin e prodhuar. Natyrisht ky ndikim bëhet në një mënyrë të sofistikuar, pasi nuk është problem që këtë rezultat të brishtë arbitri ta kalonte edhe nga ana tjetër dhe PD të ndodhej sot në të njëjtin pozicion që është PS-ja. Mjafton të lëvizeshin fitoret e 3-4 mandateve të diskutuara dhe ndryshimi do të ishte 6-8 vende në Parlament në favor të PS. Z.Edi Rama inatin e ka me "frontman"-ët e Elitës, por bën sikur ia hedh fajin "hajdutit" Berisha. Rezultati anti-Berishë natyrisht që nuk mund të ndodhte, pasi Edi Rama gaboi gjatë opozicionit të tij jo vetëm ndaj tij, por edhe në raport me përfaqësuesit kryesorë të elitës së Perëndimit të akredituar zyrtarisht në vendin tonë, sidomos në raport me interesat amerikane në Shqipëri, për katër vjet rresht.
Me këtë rezultat që prodhoi një mazhorancë me dominim të brishtë në Parlament spikatin disa dukuri të cilat mund të japin një vektor rezultant me ndikim multidimensional në jetën e shqiptarëve. Së pari u shkurorëzuan nga pushteti absolut që kërkonin të fitonin si z.Berisha, ashtu edhe z.Rama me amendamentet e tyre kushtetutore përpara zgjedhjeve. Tashmë ata e kuptojnë se janë shumë delikatë në pozicionet e tyre, si për të ushtruar kompetencat ligjore e institucionale në raport me abuzimet, ashtu edhe në pozicionin e tyre negociues me interesat e Perëndimit, çka do t‘i detyrojë ata që të ndërgjegjësohen për të qenë më globalistë në disa sipërmarrje të tyre dhe të bëhen kështu edhe mbrojtës të interesave të Elitës, qoftë në axhendën e tyre politike rajonale, qoftë në atë ekonomike. Pra me këtë rezultat të prodhuar ata janë kthyer në politikanë "stooge", bufonë. Së dyti, Berishës, që duket si më i fortë për shkak të pozicionit të tij dominues në jetën e vendit, i vendosën si hije Metën. Ky është një politikan i sponsorizuar në të majtën shqiptare së bashku me binjakun e vet, Majkon (të cilin e shiti kur ky i fundit kërkonte ta hidhte përfundimisht në humnerë Nanon në zgjedhjet për kreun e PS-së më 1999, duke i rrëmbyer vendin e Kryeministrit), prej ndërkombëtarëve, qysh prej një dekade. Ashtu siç e pata parashikuar në një shkrim tjetër në këtë gazetë, atij iu la posti i "shuttle diplomat" dhe i zv.kryeministrit, e jo ai i kryeparlamentarit, siç flitej rëndom para 2 muajsh. Njëkohësisht, nëpërmjet rrëmbimit të 20% të posteve politike të qeverisë, Meta do të bëhet një melhem dhe vaksinë në drobitjen nga pensionimi i gjatë tek armata intelektuale që ndodhet pranë PS, me origjinë nga administrata puniste, armatë që nga padurimi i pati rrëmbyer njëherë pishtarët në vitin 1997, sapo Berisha krijoi një krisje në marrëdhëniet e tij me Perëndimin, si dhe për shkak të rrethanave të krijuara nga axhenda e Perëndimit me ish-Jugosllavinë dhe Kosovën. Kjo axhendë në Shqipëri, atëbotë kishte funksionuar mbi bazën e një formule të thjeshtë hegeljane - veprim, kundërveprim, zgjidhje (në ngjashmëri me formulën e Hegelit - tezë, antitezë, sintezë). Për shkak të melhemit të 20%-it të pushtetit rozë, "virusi Berisha" i protestave në rrugë gjatë viteve ‘97-2003, nuk do të rezultojë i fortë prej imitimit që kërkon t‘i bëjë Rama në formë dhe përmbajtje. Së treti, ndoshta për herë të parë, nga dëshira për të dobësuar dhe kontrolluar liderët e të dy krahëve, ndërkombëtarët krijuan kushtet teorike për një republikë të fortë parlamentare në Shqipëri. Dihet se te ne, për 18 vjet ka pasur një dominim të dukshëm të një republike qeveritare, për shkak të mazhorancave të mëdha, çka ka zhvlerësuar rolin e deputetit në jetën e vendit dhe ka mbajtur në tonalitete superiore vendimet dhe iniciativat qeveritare dhe të kryeministrave. Por thamë teorikisht, pasi në mazhorancën e tanishme delikate parlamentare nuk shquajmë ndonjë bërthamë të fortë politike që të dijë të shfrytëzojë këtë superioritet në marrëdhëniet me Kryeministrin, i cili nga ana e vet, me një guxim paksa naiv dhe populist u bë sfidant dhe kërcënues me ta qysh pa filluar jeta e re kuvendore (me siguri që doktori e ka një as motivues nën mëngë në raundin e dytë me ta), duke ua u hequr atyre disa privilegje me të cilat i kishin mikluar si sulltani jeniçerët, dora dorës gjithë këto vjet. Nëse ky grup i ndërgjegjshëm dhe me nivel profesional do të ekzistonte, këta mund të bëheshin prore i mbrojtjes së disa interesave popullore. Por për këtë boshësi të tyre ka menduar Berisha (dhe tani duket se edhe Rama po ecën në këtë hulli me pjesën e vet), i cili çdo vit e nxjerr grupin e tij parlamentar gjithnjë e më të tredhur nga vlerat intelektuale dhe politike, duke menduar për të pasur vetëm disa njerëz të paktë me eksperiencë politike, të cilët i ka të grupit të tij dhe që i duhen si ekspertë për bashkëqeverisje.
Nga ana tjetër, po të shohim radikalizimin e veprimeve të Ramës, kuptojmë se ai me këtë gur të ngelur në dorë kërkon të vrasë disa zogj. Së pari ai kërkon të masturbojë militantët e vet me idenë e një presioni real (ai e di që kjo nuk mund të ndodhë) nëpërmjet së cilës do ta shfronësojnë shumë shpejt ekipin blu. Ai po i mashtron ata me dritën e protestave në fund të tunelit shumë të gjatë të opozitës me Ramën në krye të tyre. Me këtë formulë ai do mbetet i vetëm nën dritat e skenës rozë përballë rivalit të vet serioz, modest dhe me eksperiencë, z.Lakrori dhe ekipit të tij të padukshëm. Ai synon t‘u thotë militantëve se grupi kundër tij kërkon një detantë me Berishën (në fakt ky grup inteligjent kërkon detantë me "arbitrin" për të mos ngrënë ekipi i tyre ndonjë gol tjetër "off side" më 2013), kurse unë jam shpresa e juaj, ndaj më rizgjidhni që të rilindë shpejt pushteti juaj. Duke pasur timonin e vendimeve nëpërmjet levës së Arkimedit të pushtetit të PS-së, z.Ruçi, Rama synon të trysnojë edhe Berishën e ndërkombëtarët derisa ata ta pranojnë me shpejtësi si negociator për marrëveshje. Natyrisht që Rama synon të mos i pranojë tani këto negociata, të cilat më pas do të duhet t‘i përdorë si parashuta justifikuese për të zbritur në terrenin normal politik të jetës së vendit. Ai, nëse do t‘i vinë këto oferta negociuese, do t‘i shtyjë për momentin para zgjedhjeve për kryetar të PS-së, duke i përdorur si një "make up" ndaj profilit të tij politik dhe për imazhin se ai është i vetmi tempull real i PS-së. Së dyti, me këtë politikë të brishtë Rama kërkon t‘u thotë ndërkombëtarëve se "gabuat kur më mashtruat dhe më morët gjithë buzëqeshje për dore për të më hedhur në greminë; unë jam i fortë dhe i kam disa shigjeta të mijat dhe do t‘i përdor ato njëlloj siç i përdori Berisha kundër rrekjeve tuaja 6-7 vjeçare për ta zëvendësuar atë dhe, për të më pranuar e rehabilituar edhe mua njëlloj siç bëtë me të në 2005". Së treti ai kërkon të bëhet si një Zeus në Olimpin rozë, duke flakur prej saj strategjistët e tjerë sfidantë të tij si Blushi, Malaj, Islami e Co. Natyrisht që për t‘i mbijetuar këtij revolucioni kulturor politik kinez të Ramës, tashmë për këtë grup do të ishte e vështirë çdo skemë statutore dhe nënshtrimi ndaj verdiktit të tij të radikalizimit, i cili për nga arritjet nuk do të jetë tjetër, siç e thamë, vetëm se një furtunë në gotë. Në anijen rozë të PS-së tashmë ka rënë flamuri i bardhë i paqes së gjatë nanoiste të të kundërtave dhe në vend të tij është ngritur flamuri i kuq i piratit Rama me "skull and bones" (kafkë dhe kocka) në të dyja ballinat e saj. Me thikën e Ruçit ndër dhëmbë, Rama po përpiqet të mbyllë disa dritare me kanata të vjetra nga ka thithur oksigjenin e saj PS-ja. Dhe me sa duket, skema do t‘i funksionojë deri në rizgjedhjen e tij në krye të PS-së. Por më pas? A do të dijë ai të shfrytëzojë pozitivisht "feedback"-un në ndërtimin e strategjive dhe taktikave për të risjellë ekipin rozë në pushtet më 2013? A do të dijë ai të krijojë një detantë me SHBA-në dhe "frontman"-ët zyrtarë të Elitës në Shqipëri? Apo do të vazhdojë të shtyhet me ta me brirë siç bëri këto katër vjet? A i ka regjistruar ai si dështime politikat e tija në raport me rrugën Durrës-Kukës, me Gërdecin, me "vrasjen" e Kosta Trebickës, me "vjedhjen" e orës së Bushit, me "korrupsionin" Fazliç etj? Kuptohet se këto rezistenca anti-amerikane Rama i ka bërë nga naiviteti i ditës për "të prodhuar" politikë dhe jo për të mbrojtur interesat e gjera popullore, aq më tepër që një interpretim i tillë s‘mund t‘i bëhet absolutisht ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës. Nëse Rama është "rehabilituar" dhe ka pranuar, pas vizitës së tij të fundit në SHBA, për t‘u bërë çun i mirë, atij mund t‘i përtypen këto skema afatshkurtra radikale, për ta rifutur në garën me stafeta që bëjnë krahët politikë çdo katër vjet. Por mendoj se këtë kuturisje ai e ka si lëvizje brounjane për mbijetesë dhe nga besimi te fuqia e tij institucionale si kryebashkiak, fuqia magnetike e të cilit ndaj bërthamës së sotme vendimmarrëse (Ruçi, Leskaj & CO) qëndron te joshja me favore të ndryshme ndaj tyre. Nga qëndrimet e ndërkombëtarëve në fakt duket se nuk ka një unison të plotë në raport si me Ramën, ashtu edhe me zgjedhjet e fundit. Por deklaratat e zyrtarëve më seriozë dhe përgjegjës për raportin ndaj zgjedhjeve kanë qenë si në përmbajtje, ashtu edhe në kohë, kundër pozicioneve dhe qëndrimeve të Ramës, madje ato mund të konsiderohen si një ftesë ndaj kongresmenëve rozë për t‘i gjetur Ramës një suksesor tjetër që të jetë lojtar. Gjithsesi Rama do të jetë në pozita më të dobëta përballë dyshes PD+LSI në zgjedhjet e ardhshme dhe nëse ai nuk do të ishte më kryebashkiak, të parët që do të zbrisnin nga anija e tij do të ishin "backer-at (mbështetësit) e tij të sotëm, Ruç & Co. Por atëherë do të jetë vonë për PS-në. Nëse Rama humbet Bashkinë e Tiranës, atëherë PS duhet t‘u thotë lamtumirë edhe zgjedhjeve të 2013-ës. Kongresmenët dhe militantët e thjeshtë rozë, duke votuar me naivitet për qëndrestarin Rama, natyrisht që po venë një bast të rrezikshëm jo vetëm me mandat opozitari 4-vjeçar, por ndoshta për një gjumë letargjik opozitar të tyre 8-vjeçar. PS e pati (dhe e ka ende teorikisht me z.Lakrori) një shans për shpresë me perspektivë 2013-ën, por ajo nuk mbështeti fuqimisht grupin Blushi & Co. Gabime të tilla sjellin pasoja afatgjata për grupet politike të çdo vendi.