E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkarkohet Ziko, vjen Huande Ramos

CSKA e Moskës ka shkarkuar Ziko dhe i ka besuar drejtimin e skuadrës trajnerit spanjoll, Huande Ramos, ish-teknikut të Realit të Madridit, Seviljes dhe Totenhemit. Ramos ka firmosur një kontratë tremujore deri në fund të kampionatit rus, i cili do të mbyllet në fund të nëntorit. Skuadra e CSKA-së së Moskës është e katërta në tabelën e klasifikimit me 10 pikë më pak se sa kampioni në fuqi, Rubin Kazan. Në Champions League skuadra është pjesë e Grupit B, së bashku me Mançester Junajtid, Beshiktashin dhe Volfsburgun. Ramos do të luajë rizgjatjen e kontratës pikërisht në këtë grup, pasi ka si opsion qëndrimin te CSKA-ja në rast se do të mund të kualifikohet për në 16-shen e Champions League.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›