E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çeki, gjenden 16 kafka njerëzish në qendër të Pragës

ÇEKI- 16 kafka njerëzish janë gjetur në qendër të kryeqytetit çek, Pragë. Zëdhënësja e policisë, Jana Roesslerova deklaroi se secila kafkë ka pasur të shënuar një numër.

Mediat vendase raportojnë se 15 kafka janë gjetur sot në një kuti druri në afërsi të një kazani plehrash, ndërkohë që 1 kafkë ishte gjetur nga një person i pastrehë 1 ditë më parë.

Policia çeke deklaroi se ende nuk është e qartë nëse të dy rastet kanë lidhje me njëra -tjetrën, ndërkohë që kanë nisur hetimet për zbardhjen e misterit se kujt i përkasin.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›