Arrestohet konsulli maqedonas në Peru, dhunoi fqinjët
PERU - Policia e Perusë ka arrestuar javën e kaluar konsullin e nderit të Maqedonisë në këtë shtet. Bëhet fjalë për konsullin e nderit Dejan Atanasovski, i cili është xhiruar edhe nga një televizion lokal peruan teksa dhunonte fqinjët.
Atanasovski sipas televizionit, kishte keqtrajtuar fqinjët e tij në banesën ku po jetonin. "Fqinjët e revoltuar kanë thirrur policinë për ti mbrojtur, por konsulli i revoltuar ka sulmuar edhe policinë", - ka raportuar televizioni “Frecuencia Latina“.
Sipas lajmit të publikuar, konsulli maqedonas ka qenë i njohur për policinë për raste të tilla të dhunës dhe reagimeve të ashpra.
Ministria e Jashtme në Shkup ka reaguar sot lidhur me incidentin, duke theksuar se rasti me konsullin është një skenar i përgatitur nga televizioni i pavarur peruan, vetëm për rrënimin e imazhit të tij si diplomat.
MPJ informoi se konsulli Atanasovski ka angazhuar avokatin e tij për të ngritur kallëzim penal kundër televizionit peruan.
(er.nu/ina/BalkanWeb)