E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu: “Darka e Lamës” falënderim për të mirat e Zotit

“Si shenjë falënderimi për të mirat që na ka dhuruar Zoti brenda një viti, organizohet ky manifestim, i cili na bashkon e na ofron përreth sofrës së begatshme me drithërat dhe frutat që i prodhon toka e bereqetshme e Kosovës”, deklaroi presidenti Sejdiu gjatë fjalës së tij.

Me rastin e kësaj feste tradicionale, z. Sejdiu rikujtoi nderimin e thellë që i takon Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, i cili e shpalli festë shtetërore.

“Me rastin e ‘Darkës së Lamës’, si akt i trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore, rikujtojmë nderimin që i takon Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugovës, i cili e shpalli atë festë shtetërore në vitin 2002”, deklaroi z. Sejdiu.

Në këtë natë solemne, Presidenti shprehu mirënjohjen e thellë për të gjitha ato vende të botës që kanë përkrahur Kosovën për të arritur lirinë dhe pavarësinë dhe që po e përkrahin edhe sot.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›