E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili: “Luftë” pa kompromis ndaj duhanpirjes

Gjatë një takimi me drejtues të sistemit shëndetësor në rrethe dhe qendër, Vasili tha se promotorët për zbatimin e këtij ligji do të jetë pikërisht drejtuesit e shëndetësisë shqiptare, që nga qendrat shëndetësore e më tej.

Sipas tij, "nëse në institucionet shëndetësore shqiptare, në radhë të parë, do të ketë njeri që pi duhan drejtuesit e institucioneve do të lënë detyrën". "Inspektorët tanë po punojnë në terren në mënyrë që edhe subjeketet private ta zbatojnë këtë ligj... Para se të bëjmë tërë ato kura për shëndetin, duhet të mësojmë njerëzit sesi të mbrohen nga këto fenomene që janë dëmtues".

 Nëse ligji antiduhan nuk do të zbatohet, Vasili tha se "sistemi i paralajmërimit, gjobitjes deri në mbyllje të aktiviteteve do të jetë për biznesin privat, sa i takon institucioneve publike do të kërkohet largim i drejtuesve të tyre". Ligji kundër duhanit hyri në fuqi në maj të vitit 2007, ndërsa për zbatimin e tij Ministria e Shëndetësisë ka ndërmarrë një fushatë të re inspektimi.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›