E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokohet kompania ARMO, punëtorët në protestë

Sipas tyre, bllokimi i kompanisë ka lënë pa punë qindra punonjës. Ata kanë paralajmëruar se gjatë ditës së nesërme do të heqin shiritat e bllokimit dhe se do të vijojnë punën normalisht.

Ata e konsiderojnë të drejtë vendimin e bllokimit. Policia tatimore e rrethit të Fierit bllokoi uzinën e përpunimit të naftës, pronë e biznesmenit Rezart Taci.

Gjithashtu, është bllokuar edhe kombinati i përpunimit të thellë të naftës në Ballsh si dhe rafineritë e naftës bruto në Vlorë, nga ku furnizohet kjo kompani. Shkak i këtij bllokimi, është bërë mungesa e një autorizimi akcize për maganizat tatimore.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›