Holandë-Brazil, kush do të jetë gjysmëfinalisti i parë?
Tulipanët do të presin “Selesaon” në “Nelson Mandela Bay Stadium” të Port Elizabetit, sfidë që do të luhet në orën 16:00. Histori, traditë dhe plot tituj do të zbresin në fushën e lojës, në një përballje që premton spektakël dhe emocione.Nga njëra anë Roben e Shnajder, nga tjetra Kaka’ e Robinjo. Jo vetëm kaq. Përballë njëra tjetrës vihen dy nga mbrojtjet që kanë pësuar më pak deri tani: nga dy gola secila.
Të dy ekipet e dinë mirë se kalimi i kësaj përballjeje vlen më tepër se gjysmëfinalja, pasi kundërshtari i ardhshëm do të jetë njëri mes Uruguajit dhe Ganës. I vetmi dyshim për Karlos Dungën mbetet Felipe Melo. Nëse mesfushori i Juventusit nuk ia del, të gatshëm janë Kleberson dhe Josue’.
Kurse për Bert van Marvijkun e Holandës alternativat në sulm janë të pafundme. Shnajder, Roben, Van der Vart, Kait e Van Persi janë emrat që mund të alternohyen mes tyre në pozicione të ndryshme të repartit të avancuar.
Përballë tyre një mbrojtje braziliane e hekurt, e përbërë nga Maikon, Lusio, Huan e Mishel Bastos. Përplasje titanësh. Disa do të vazhdojnë më tej, të tjerë do t’i thonë lamtumirë Afrikës së Jugut. Fusha e lojës do të vendosë.
Holandë – Brazil, formacionet e mundshme:
Holanda (4-2-3-1): Stekelenburg, Van der Wiel, Heitinga, Mathijsen, Van Bronckhorst; Van Bommel, De Jong; Robben, Van der Vaart, Sneijder; Van Persie. (Vorm, Boschker, Boulahrouz, Ooijer, Braafheid, De Zeeuw, Schaars, Afellay, Babel, Elia, Huntelaar, Kuyt). Trajner: Van Marwijk
Brazili (4-3-1-2): Julio Cesar; Maicon, Lucio, Juan, Bastos; Dani Alves, Gilberto Silva, Felipe Melo; Kaka; Robinho, Luis Fabiano. (Gomes, Doni, Thiago Silva, Luisao, Gilberto, Josue, Elano, Ramires, Julio Baptista, Kleberson, Nilmar, Grafite). Trajner: Dunga
Gjyqtar: Nishimura (Japoni)