E Diel, 1 Nëntor 2026

Sejdiu: Beogradi po nxitë dhunë në Kosovë

 

Presidenti i Kosovës komenton vizitën e dy ditëve të fundit të kryeministrit serb, Koshtunica në Zubon Potok

Vizitat e shpeshta të politikanëve të Serbisë në Kosovë, pa lejen e institucioneve vendore, cilësohen si nxitje dhune. Udhëheqësit e Kosovës i bëjnë thirrje Beogradit që të kontribuojë për paqr dhe fqinjësi të mirë. Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës thonë se vizitat e shpeshta të udhëheqësve politik të Serbisë, kanë për qëllim ndarjen e Kosovës mbi baza etnike. Këtë tentativë ata e quajnë një iluzion sepse "institucionet e Kosovës dhebashkësia ndërkombëtare është janë të interesuara që në Kosovë të funksionojë një shoqëri shumë etnike, ku pakicat do të kenë të drejta të barabarta më shumicën". Këto komente, udhëheqësit politik i bënë pas vizitës së fundit në Kosovë të kryeministrit serb në largim, Vojisllav Koshtunica dhe ministrit serb për Kosovën, Sllobodan Samarxhiç. Kryeministri Koshtunica qëndroi të mërkurën në Zubon Potok, ndërsa të enjten ai përmbylli fushatë në këtë vendbanim me shumicë serbe, për zgjedhjet e 11 majit, që do të zhvillohen edhe në territorin e Kosovës. Koshtunica u tha serbëve se "Kosova është zemra e Serbisë dhe vendi i tij kurrë nuk do të heqë dorë nga Kosova." Këto deklarata, udhëheqësit kosovar i cilësojnë si nxitje dhune synim të qartë për ndarje të Kosovësnë vija etnike. "Ne nuk e mohojmë të drejtën e interesimit për pakicën serbe nga ana e shtetit serb, sikurse që veprohet në shtetet demokratike. Mirëpo, që të vijnë dhe të organizojnë diçka që kanë paralajmërime se janë jo legjitime si proces dhe janë në kundërshtim edhe me Rezolutën 1244, pra si të tilla janë të pa pranueshme .... unë do t'ia përcjellë prapë edhe në takimin e radhës zotit Rucker sikurse që shprehu edhe një herë qëndrimin e institucioneve të Kosovës se Kosova nuk mund të shërbejë për të ndërtuar struktura paralele", thotë presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu. Shumica e përfaqësuesve të serbëve të Kosovës, kanë paralajmëruar sedo të marrin pjesë në zgjedhjet e Serbisë. Ata madje kanë thënë se menjëherë pas zgjedhjeve, serbët do të themelojnë edhe parlamentin e tyre, me shpjegimin se "serbëve u duhet një përfaqësi, me synim realizimin e të drejtave të tyre legjitime dhe legale." Këtë nismë e arsyetojnë me planin e qeverisë së Serbisë për ndarjen funksionale të serbëve dhe shqiptarëve. Ky plan më herët i është dorëzuar edhe administratës ndërkombëtare. Atë e ka shqyrtuar zyra ligjore në Nju Jork dhe e ka hedhur poshtë për faktin se bie ndesh me Rezolutën 1244 të KS-it.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›