E Diel, 1 Nëntor 2026

Ikën nje gërdecar i vjeter, hipën nje i ri, sepse ne nuk ndëshkojmë!

 

Gerdeci i fundit, i nxori për herë të parë në dritë pazaret antipopullore të njerëzve që sundojne Shqiperine. Edhe Nano beri Gerdece ne heshtje. Madje kerkon ende karrige, nuk u ngop me ato qe vodhi. Pushteti yne eshte: largohet nje Gerdecar i vjeter, hipen nje i ri.

Kjo ndodh sepse ne si shoqëri, dhe këtu fus opinionin publik, sistemin e drejtësisë etj., harrojmë, nuk kërkojmë ndëshkim, nuk u shkojmë gjërave deri në fund, korruptohemi financiarisht ose shpirtërisht.

Ndaj qeveritë e mediokrëve halabakë lozin valle.

Ç'mund te presesh nga ata? Mbrojtje te hajduteve, do bëjnë, sepse bëjnë mbrojtje të njeri-tjetrit. Drejtesia jonë, nuk mund të vazhdojë të jetë e drejtë si drapri…Sepse rezultati është ky që shohim: Shqiperia, një kënetë, një batak.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›