Tërmeti, Poni: Nis shpërndarja e ndihmave në Dibër
Zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinant Poni, së bashku me drejtues të lartë të këtij dikasteri ishte i pranishëm edhe në mbledhjen e Shtabit të Emergjencës Civile në Dibër, ku mësohet se u vendos mbi planin e punës për vlerësimin e dëmeve të shkatuara nga tërmeti, dhënien e ndihmës për banorët e dëmtuar, mirëfunksionimin e strukturave shtetërore si spitalet, policia, ndërmarjen e rrugëve, entin e elektrikut etj. Ndërsa janë lënë porosi për kryetarët e komunave për të raportuar mbi situatën e verifikuar në terren.
Poni bëri të ditur se grupet e punës po punojnë në komunat e Gjoricës dhe Shupenzës, duke shpërndarë ndihma me helikopter për banorët e dëmtuar. Ai rikonfirmoi dhe një herë se nga tërmeti nuk ka patur të lënduar në njerëz, përjashto tre raste të lehta, kur tre personave iu është dhënë ndihma mjekësore në spitalin e Dibrës, dhe më pas janë larguar në shtëpitë e tyre.
Z. Poni theksoi dhe angazhimin e madh të të gjithë institucioneve në përballimin e situatës pas tërmetit të fortë me epiqendër në Gjoricë të rrethit të Dibrës, por që u ndje edhe në disa zona të Shqipërisë. Sipas të dhënave paraprake të ministrisë së Brendshme janë konstatuar disa shtëpi të dëmtuara plotësisht në komunën e Gjoricës dhe Ostrenit si dhe dëmtime të rënda e të lehta në disa banesa në komunat Gjoricë, Shupenzë, Ostren dhe Trebisht, në qarkun e Dibrës.
Zyrtarisht konfirmohet se dje në orën 23: 49 u regjistrua një tërmet i fortë me magnitudë 5.2 Shkalla Rihter, me epiqendër në koordinatat 41.51 veri dhe 20.50 lindje, koordinata këto që i përkasin zonës midis fshatrave Shupenzë dhe Gjoricë e Sipërm, të Qarkut të Dibrës. Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në zonën veriore si dhe atë të qëndrore të vendit, përfshirë dhe Tiranën.