Hyseni: Pavaresia e Kosoves, e pakthyeshme

“Kosova eshte nje shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky eshte nje proces i pakthyeshem”. Keshtu ka deklaruar ministri i Jashtem kosovar Skender Hyseni, para Grupit Drejtues Nderkombetar ne Bruksel.
Ne fjalimin e tij shefi i diplomacise kosovare ka vleresuar nevojen e rikonfigurimit te UNMIK-ut dhe shtrirjes sa me pare te misionit EULEX ne te gjithe territorin e Kosoves.
Hyseni ka theksuar se procesi ne fjale po ecen me shpejtesine e duhur. “EULEX duhet te jete i pranishem ne tere Kosoven sa me pare te jete e mundur per te ndihmuar dhe per te mbikeqyrur realizimin ne terren te planit gjitheperfshires te presidentit Ahtisari”, ka pohuar Hyseni.
Ai ka shtuar me tej se misioni EULEX eshte ftuar nga presidenti dhe qeveria e Kosoves qe me 17 shkurt, kur u shpall dhe pavaresia.