E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu Jam i zhgenjyer nga Mustafa

Prishtine 5 janar NOA - Ish kryetari i Lidhjes Demokratike te Kosoves Fatmir Sejdiu ka folur per here te pare rreth procesit zgjedhor ne LDK. Ai ka thene se ka qene i habitur qe keshilltari i tij Isa Mustafa pak dite para kuvendit zgjedhor ka marre vendim qe te kandidoje per kryetar te LDK-se.

Nuk e kam pasur ndjenjen se Mustafa do te kete ambicie per kryetar te LDK-se. Isa ka qene keshilltar i imi nga viti 2006 kur une e kam marr detyren e presidentit te vendit. Ka qene nje nder keshilltaret e mi te pare per ekonomi. Natyrisht se asnjehere nuk kam reflektuar me nje qendrim te drejtperdrejte se do te jete kandidat per kryetar te LDK-se. Por pak dite para se te mbahej kuvendi me tha se do te kandidohet per kryetar te LDK-se me arsyetimin se po e kerkon elektorati. Isa Mustafa i ka pasur qendrimet e nderlidhura me Bujar Bukoshin dhe Uke Rugoven ka thene Sejdiu ne nje interviste per Bota Sot.

a.k/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›