EULEX kujtohet për veriun
Dy vjet pas zbarkimit në Kosovë, misionit evropian për sundimin e ligjit- EULEX, duket se më në fund i ka rënë ndërmend se punët me veriun e vendit, nuk i ka hiç mirë.
Misioni që përbëhet nga shtete të Bashkimit Evropian, plus Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Turqia, ka vendosur që të nisë luftimin e shumë të zezave, në 15 për qind të territorit të Kosovës.
Së paku kështu ka deklaruar Hans Christian Classing, një nga zëdhënësit e EULEX-it në Prishtinë, i cili këtë lajm e zgjodhi t’ia thotë së pari agjencisë serbe të lajmeve, Tanjug.
Madje, sipas tij, kjo njësi është formuar në nëntor të vitit 2010, por ende nuk është kryer i tërë rekrutimi i njerëzve që do të punojnë në të.
Sipas Classingut, shkas për formimin e njësisë së tillë ka qenë nevoja e luftimit të krimit të organizuar që është në nivel të lartë, veçmas në veri të Kosovës.
Duke sqaruar përbërjen e kësaj njësie, zyrtari i EULEX-it tha se ajo do të numërojë afërsisht 30 persona, ku përveç policëve, do të ketë edhe prokurorë e doganierë dhe se ideja është që në zgjidhjen e rasteve të rënda penale të punojnë profesionistët.
Classing ka thënë se tash për tash janë duke u marrë me përzgjedhjen e stafit që do të punojnë në këtë njësit të përbërë nga policë, prokurorë, doganierë e gjyqtarë.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express....