E Shtunë, 31 Tetor 2026

S’kemi thënë jo

Nuk kemi asnjë arsye të bëjmë koalicion me PDK’në. Edhe qëndrimi i zyrtarëve të partisë është negativ. Madje, me partinë e Hashim Thaçit as që do të duhej biseduar për koalicionin. Megjithatë, vendimi final do të merret pas 9 janarit. Ramush Haradinaj ende nuk e ka thënë fjalën e fundit. Daut Haradinaj flet për Express. Nga Shpend Limoni më 05 janar 2011 në ora 08:26

Një marrëveshje mes PDK’së dhe AAK’së për krijimin e Qeverisë së re duket e vështirë për t’u arritur. Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të AAK’së, Daut Haradinaj thotë se kjo parti nuk ka asnjë arsye për t’iu bashkuar PDK’së në qeverisjen e vendit. Në një intervistë telefonike për Express, ai thekson se qëndrimi i këtij subjekti do të definohet pas rivotimit më 9 janar. Por, nuk harron pa përmendur se fjalën e fundit për këtë çështje nuk e ka thënë ende as Ramush Haradinaj.

Express: Cili është pozicioni aktual i AAK’së për një koalicion me PDK’në?
Daut Haradinaj: Qëndrimi i Aleancës ende nuk është përfundimtar. Por, fillimisht, unë mendoj se AAK’ja nuk ka asnjë arsye të jetë në koalicion me PDK’në.

Express: A mund të ndryshojë ky qëndrim?
Daut Haradinaj: Bindja ime është se ne kemi marrë vota të mjaftueshme sa për të qëndruar në opozitë, ndërsa besimi i është dhënë Hashim Thaçit. Edhe pse me vota të manipuluara, ai e ka mandatin e krijimit të Qeverisë dhe ne nuk ishte dashur të jemi pjesë e këtij marifeti, të cilin e ka ndërtuar pikërisht Qeveria, e cila i shpalli zgjedhjet e parakohshme fillimisht, e më vonë të jashtëzakonshme. Ne nuk shohim asnjë arsye për të marrë pjesë, përkundrazi shohim arsye për të mos qenë pjesë e këtij marifeti.

Express: A keni pasur kontakte me zyrtarë të PDK’së ?
Daut Haradinaj: Nëse më pyetni personalisht, kontaktet unë kurrë nuk i kam shkëputur dhe kurrë nuk do t’i shkëpus jo vetëm me PDK’në, por me të gjitha partitë politike. Por, nëse flasim për koalicione - jo. Personalisht nuk kam pasur. Ju i dini qëndrimet e mia, nuk do të duhej të kishte...

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›