Shperthimi ne Vushtrri demtohen 7 automjete
Vushtrri 5 janar NOA - Shperthim i ndodhur mbreme ne Vushtrri eshte shkaktuar nga nje granate dore.Policia e Kosoves njofton se lloji i mjetit shperthyes ishte granate e llojit M 75 e cila duhet te kete shperthyer ne ajer pasi ne dysheme nuk eshte gjetur asnje krater.
Ngjarja ndodhi rreth ores 2200. Fatmiresisht nuk pati te plagosur por ne vendngjarje u demtuan te pakten 7 automjete. Policia Rajonale e Mitrovices po punon per te zbuluar shkaqet motivet dhe te dyshuarit e mundshem te ketij akti kriminal.
a.k/NOA