Sejdiu: Kjo, ditë e bekuar për Kosovën
Në një konferencë shtypi menjëherë pas shpalljes së vendimit të GJND-së, kreu i shtetit kosovar theksoi se Kosova gjithnjë ka qenë e bindur në të drejtën e saj të ligjshme, duke besuar se opinioni këshillëdhënës i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë do të ishte në favor të pavarësisë.
Sejdiu vlerësoi se ky është një hap pozitiv në procesin e njohjes së mëtejshme të Kosovës si shtet i pavarur. “Vendimi i sotëm ishte shprehje e urtësisë së drejtësisë ndërkombëtare, e bazuar në fakte të pakundërshtueshme. Argumentet tona ishin të parrëzueshme. Ky është një rast i mirë që vendet të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet, ta bëjnë këtë sa më parë”, pohoi midis të tjerash presidenti.
Ai i bëri thirrje Beogradit që të heqë dorë nga qëndrimi i deritanishëm karshi Kosovës, në mënyrë që t’i hapë rrugë bashkëpunimit mes dy vendeve në të mirë të së ardhmes së përbashkët euro-atlantike. “Serbia duhet të heqë dorë nga presioni ndaj popullsisë serbe në Kosovë dhe t’i lejojë ata të vazhdojnë jetën e tyre. Ne do të investojmë në integrimin e serbëve të Kosovës, pasi i konsiderojmë pjesë tonën. Serbët e Kosovës janë qytetarë të Kosovës. Kosova është atdheu i tyre”, përfundoi Fatmir Sejdiu.