Vendimi i GJND-së, jehonë në mediat ndërkombëtare
Kështu CNN nën titullin “Gjykata vendos: Pavarësia e Kosovës është e ligjshme” shkruan se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi me 10 vota pro dhe shtatë kundër se deklarimi i pavarësisë nga ana e Kosovës në shkurt të vitit 2008 ishte i ligjshëm. “Që prej shpalljes së pavarësisë, shumë shtete, mes të cilave Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar e kanë njohur Kosovën si një shtet të pavarur. Shumë shtete të tjera, si Rusia, Kina, komshinjtë e Bosnjës dhe shtetet e Bashkimit Evropian të Spanjës dhe Greqisë nuk e kanë njohur ende”, shkruan CNN.
Agjencia italiane e lajmeve ANSA del me titullin “Pavarësia e Kosovës nuk shkel ligjin”, duke shtuar se “për Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, pavarësia e Kosovës nuk bie në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”. “Ligji ndërkombëtar nuk parashikon kufizime për pavarësinë, si rrjedhoje deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur ligjin ndërkombëtar”, deklaroi presidenti i GJND-së në Hagë i cituar nga agjencia italiane e lajmeve ANSA.
E përditshmja më e madhe turke, ZAMAN nën titullin “Vendimi i Hagës që gëzon Kosovën” shkruan se “Shpallja e pavarësisë nuk bie në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare”. Ndërsa TRT del me titullin “Pavarësia e Kosovës është e ligjshme!” dhe rikujton se që nga dita e shpalljes së pavarësisë me 17 shkurt 2008, shtetin më të ri në botë e kanë njohur 69 shtete.
Faqja online e BBC-së shkruan se “Pavarësia e Kosovës ‘jo e paligjshme’ ”. Deklarimi pavarësisë nga ana e Kosovës nuk dhunon ligjet ndërkombëtare, shkruan BBC. “Para shpalljes së vendimit, komandanti i trupave paqeruajtëse të NATO-s në kosovë paralajmëroi se 10. 000 trupa janë të gatshme për neutralizimin e çdo shfaqje dhune si pasojë e shpalljes së vendimit”, njofton BBC.
Gjermanja Deutsche Welle vendos titullin “Gjykata Ndërkombëtare vendos që pavarësia e Kosovës është plotësisht e ligjshme”. “Më herët, gjatë të mërkurës, zv/Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, takoi kryeministrin kosovar në Uashington dhe i ripohoi që “Shtetet e bashkuara mbështesin plotësisht një Kosovë të pavarur, demokratike, dhe multi-etnike, e ardhmja e së cilës është në bashkimin Evropian dhe në institucionet Euroatlantike”, shkruan Deutsche Welle.