Sejdiu: Në Samitin e Bërdosë vetëm si të barabartë
"Ne kemi dhënë idetë tona. Nëse të tjerët ftohen si shtete ashtu duhet të ftohemi edhe ne. Nëse vendoset që pjesëmarrësit të kenë vetëm emrat dhe jo emërtimet e shteteve edhe këtë do ta pranojmë. Gjithçka që vlen për të tjerët të vlejë edhe për ne, por Kosova duhet të trajtohet në mënyrë të barabartë", deklaroi Sejdiu në Bruksel pas takimit me ambasadorët e vendeve të NATO-s.
Presidenti Sejdiu ka thënë se edhe pjesëmarrja e Kosovës në Samitin e Bërdos të shtunën do të jetë në këtë mënyrë, pra si pjesëmarrëse e barabartë me të gjitha vendet e tjera.
Presidenti Sejdiu ka thënë se edhe pjesëmarrja e Kosovës në Samitin e Bërdos të shtunën do të jetë në këtë mënyrë, pra si pjesëmarrëse e barabartë me të gjitha vendet e tjera.