E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, rritet fluksi i emigrantëve që vijnë për festa nga Italia

Foto Arkiv Vlorë, 24 Dhjetor, 12:50, NOA - Prej disa ditësh fluksi i emigrantëve që vinë nga Italia drejt portit të Vlorës sa vinë dhe rritet. Për tu ardhur në ndihmë ,dhe për të mos pas vonesa drejtoria e policisë dhe e migracionit në port ka hapur 12 sportele për kontrollin e dokumentacioneve, nga 4 që janë në ditë të zakonshme.

Kjo gjë është konfirmuar për agjencinë NOA, nga burime zyrtare të kapitenerisë. Në ndihmën e policisë kufitare për përballimin e fluksit që sa vinë dhe rritet, kanë ardhur dhe “Delta Forcë” si dhe shumë roje të sigurisë.

Emigrantët që zbresin me tragetet e linjës së Brindisit shprehen se, kushtet në portin e Vlorës sa vijnë dhe përmirësohen, nuk ka vonesa në kontrollin e dokumenteve si dhe zvarritje nga autoritetet e portit.

“Ne jemi te kënaqur nga kushtet në portin e Vlorës, por problem ngelet porti i Brindisit ku na lenë jashtë për orë të tëra dhe na zvarrisin për kontrollin e dokumenteve”, thonë emigrantët. Sot me tragetet e linjës Brindisi-Vlorë kanë hyrë rreth 1200 emigrantë si dhe 350 automjete, dhe pritje një rritje e të ardhurve nga Italia në ditët në vazhdim.

Sipas autoriteteve portuale fluksi i ardhjes së emigrantëve për të festuar festat e fund vitit në krahasim me një vit më parë është më e ulët, deri në 40 për qind më pak.

o.h/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›