BE vendos debimin e refugjateve
Edison Kurani
Te gjithe shtetasit shqiptare, te cilet jetojne aktualisht ne vende te Bashkimit Evropian, pa leje te rregullta qendrimi, do te riatdhesohen. Kjo eshte rrjedhoje e nje vendimi qe mori dje Bashkimi Evropian dhe Marreveshjes se Ripranimit qe autoritetet shqiptare kane nenshkruar me BE-ne. Ne fakt, nenshkrimi i kesaj marreveshjeje ndonese jo fort e deshiruar nga shteti shqiptar, ishte nder kushtet kryesore per nenshkrimin nga 27 vendet e BE-se te MSA-se (Marreveshjes se Stabilizim-Asocimit) me Shqiperine. Ligji, do te hyje ne fuqi ne qershor te ketij viti.
Vendimi eshte marre dje, gjate nje mbledhjeje te perbashket ne Strasburg, me argument "per debimin e emigranteve ilegale", qe zhvilluan Parlamenti i BE-se, Komisioni i BE-se dhe Keshilli i Ministrave.
Duke publikuar parimet baze te ligjit te ri, Presidenca e radhes e BE kumtoi se "tani e tutje, emigrantet ose marrin nje te drejte legale qendrimi, ose duhet te debohen". Njekohesisht percaktohen te drejta minimale dhe standarde per ata, te cilet jane te detyruar te largohen nga Evropa. Keshtu, pas nje njoftimi se u eshte refuzuar e drejta e qendrimit, ata duhet te kene fillimisht te drejten per t'u larguar vullnetarisht. Nese ata futen ne arrest para debimit, duhet te ruhen te drejtat e familjeve dhe te femijeve dhe te garantohet aksesi ne furnizimin shendetesor dhe arsimin.
Percaktohen sakaq, standarde per qendrat e debimit, si dhe organizatat joqeveritare do te kene akses ne to. Zyrtaret e BE-se, rane dakord dhe per kohezgjatjen e diskutueshme te arrestit para debimit, nje pike e cila ndezi debati te gjate. Ne debat u vleresua se "personat ilegale fillimisht nuk jane kriminele te rende ne kuptimin e krimineleve, por thjesht ata kane shkelur ligjin ndaj duhet te kthehen e te debohen". Prandaj edhe ky arrest, qe duhet te jete i mundur, ne parim duhet te paraqitet i limituar. Ne fund u vendos qe kohezgjatja maksimale e arrestit para debimit, te jete nga 30 dite ne 6 muaj, por ne raste specifike, deri 18 muaj.
Duke argumentuar vendimin, zyrtaret e BE-se vleresuan se "tani e tutje, femije pas kangjellave te burgut, te semure qe nuk furnizohen me medikamente ne kampe, te arrestuar para debimit, te cilet per shkak te pasigurise vrasin veten ne qeli, te gjitha keto nuk do te ndodhin me ne Evrope, pasi BE po percakton per here te pare ne te gjithe Evropen kushte te detyrueshme per kthimin e emigranteve ilegale dhe te azilkerkuesve te kthyer".
"Nje ligjvenie te tille, ben qe te kemi standarde te perbashketa per mbrojtjen e njerezve, te cilet vijne ilegalisht ne Evrope dhe trajtimi i njerezve do te behet gjithnje e me i ngjashem ne vendet e ndryshme te BE," e pershkruan vendimin, ministri i Brendshem i Sllovenise, Dragutin Mate, kryetar i radhes i BE ne projektin e se ashtuquajtures "direktive per kthimin te BE".
Shteti shqiptar nenshkroi Marreveshjen e Ripranimit
Qeverite shqiptare te drejtuara nga e majta dhe ajo e djathte, gjate pese viteve te fundit, kane shprehur gatishmerine per te pranuar rikthimin e refugjateve tane nga vendet e BE-se, nese ata nuk kane leje te rregullta qendrimi. Organizatat jofitimprurese ne vend, vleresojne se ne te 27 vendet e BE-se, aktualisht ndodhen mbi 1,2 milione emigrante shqiptare, te pakten nje e katerta e tyre, pa dokumente te rregullta qendrimi, viza te skaduara apo leje te parinovuara. Ne perpjekje per te frenuar emigracionin e paligjshem, BE miratoi dhe vendimin e djeshem. Por ai demton vendet pritese, ndaj disa prej tyre ne rajon dhe me gjere, ende dhe sot, kane refuzuar ta ratifikojne. Vendi yne e ka pranuar dhe nenshkruar Marreveshjen e Ripranimit, pasi ai ishte nje kusht i BE-se per te ratifikuar MSA-ne, nje hap i detyruar qe i paraprin hyrjes se Shqiperise ne BE.