"UNMIK pershtatet me rrethanat e reja"
Autoritetet nderkombetare ne Kosove kane deklaruar se Rezoluta 1244 do te vazhdoje te jete baze per Kosoven, me gjithe ndryshimet e rrethanave qe prej 17 shkurtit, kur Kosova ka shpallur pavaresine e saj. Deklarimet e shefit te misionit te OKB-se ne Kosove (UNMIK), Joackim Ryker, pasuan nje deklarate te perfaqesuesit te larte te BE-se, Peter Feith, se mandati i misionit te OKB-se ne Kosove do te ndryshoje pas hyrjes ne fuqi te Kushtetutes se re te Kosoves, nga mesi i muajit qershor. Feith tha se pergjegjesite e misionit te tij hyjne ne fuqi pas dates 15 qershor dhe ai ofron nje siguri politike per Kosoven ne nje afat te gjate. Sipas tij, Kosova gezon nje perspektive evropiane, si te gjitha vendet e tjera te rajonit. BE-ja, tha Feith, do te vazhdoje te jete e pranishme ne Kosove deri ne anetaresimin e saj ne strukturat evropiane. Perfaqesuesi i larte i BE-se ne Kosove ka deklaruar se misioni i tij do te kete rolin keshilldhenes dhe nuk do ta zevendesoje qeverine vendase, e cila, sipas tij, do te duhet te marre pergjegjesite e plota per politikat e saj.
Ne lidhje me kete polemike, kreu i UNMIK-ut, Ryker, pranon ne nje interviste me BBC se ndryshimet e rrethanave ne Kosove sjellin si rrjedhoje edhe reagimin e UNMIK-ut.
A do te ndryshoje roli i UNMIK-ut deri nga mesi i qershorit?
Mandati i OKB-se dhe ai i UNMIK-ut rrjedh nga Rezoluta 1244 dhe ajo do te mbetet ne fuqi. Por ajo qe Peter Feith ka menduar, kur ka thene se mandati do te ndryshoje, mund te jete se rrethanat ne te cilat do te zbatojme mandatin do te ndryshojne. Ky eshte nje fakt qe nga viti 1999 dhe serish nga 17 shkurti, dhe ne shohim ndryshime te rrethanave dhe na duhet te reagojme sipas tyre.
Ne OKB keni takuar zyrtare te larte, keni biseduar edhe me nensekretarin e pergjithshem te OKB-se, Jean Marie Gueheno. Keni biseduar per periudhen tranzitore per UNMIK-un pas 17 shkurtit?
Natyrisht se ne bisedojme me seline tone ne Nju-Jork rregullisht dhe sa here qe une jam atje diskutojme per ceshtjet qe na takojne dhe ketu perfshihet edhe se si mund te rikonfigurohet UNMIK-u ne driten e ndryshimeve te rrethanave.
Dhe kjo nenkupton se ju seriozisht po mendoni ne ndryshimin e mandatit duke iu pershtatur rrethanave ne Kosove?
Nuk ka asgje te re ne qasje. Ne vazhdojme ta mbajme te njejtin qendrim dhe kjo nenkupton se ne i shohim ndryshimet e rrethanave por ne anen tjeter ne vazhdojme te punojme mbi bazen e Rezolutes 1244. Ne do te mundohemi te jemi aq sa mundemi pragmatike sipas mandatit tone ne driten e ndryshimeve te ketyre rrethanave.
Pra ju do te bashkejetoni me misionin e BE-se qe do te vendoset perfundimisht pas 15 qershorit?
Me lejoni ta them ndryshe. Askush nuk e sfidon ceshtjen se sipas Rezolutes 1244, gjithnje perderisa ajo eshte ne fuqi, OKB-ja ka nje rol ne Kosove. Ne jemi ne dijeni se nje mision i ri po vendoset. Sekretari i pergjithshem eshte ne dijeni te kesaj dhe ne kemi nje rol per ta luajtur sipas Rezolutes 1244.
Por ka shume njoftime per nje lloj dialogu qe OKB ka hapur me Beogradin zyrtar. Per cka behet fjale?
Sikunder e dini, dhe kjo eshte konfirmuar, se zyres se OKB-se ne Beograd, qe eshte e ndare politikisht nga UNMIK-u dhe i raporton drejtperdrejt Nju-Jorkut, i eshte kerkuar te shqyrtoje mundesite e arritjes se marreveshjeve praktike afatshkurter dhe te perkohshme me Beogradin ne fushat ku Serbia sfidon mandatin tone, sic eshte policia, doganat e sistemi juridik. Kjo eshte e bazuar ne hapesira dhe eshte e kufizuar ne aspektin kohor dhe askush tani nuk e di rezultatin. Por ajo qe eshte premtuar eshte se ky dialog eshte transparent per te gjithe te interesuarit. Pra qeveria e Kosoves eshte e njoftuar, gjithashtu edhe palet e tjera te interesuara nga bashkesia nderkombetare, perfshire edhe Grupin e Kontaktit. Te shohim sepse asnjehere nuk eshte e gabuar te bisedohet.
A eshte ky dialog me Beogradin nje perpjekje per te ndare pergjegjesite me te ne Kosove?
Ky do te ishte nje rezultat qe do te kishte si rezultat ndarjen etnike te Kosoves dhe kjo eshte e papranueshme.
Pra, ju nuk prisni nje rezultat nga keto bisedime, ku p.sh., do t'i lejohej nje pushtet Beogradit ne enklava?
Nje axhende qe do te parashikonte nje ndarje institucionale dhe ligjore te Kosoves eshte e papranueshme dhe nuk eshte ne nje vije me Rezoluten 1244 dhe nuk eshte ne nje vije me mandatin e UNMIK-ut. Por keto bisedime po zhvillohen per ceshtje lokalesh dhe une mendoj se nuk eshte asnjehere e gabuar te bisedohet.
Por ne kete axhende mund te jene edhe zgjedhjet lokale serbe, te cilat ju keni thene se nuk do t'i lejoni te mbahen?
Kjo nuk eshte drejtperdrejt pjese e bisedave, por i takon bisedimeve qe UNMIK-u zhvillon me qeverine e Serbise. Ju e dini se ka pasur nje komunikim ndermjet nesh dhe qeveria e Serbise i ka kerkuar UNMIK-ut qe te mbaje zgjedhje lokale edhe ne territorin e Kosoves me 11 maj dhe ne kemi thene se nuk mund te organizojme zgjedhjet serbe sipas ligjit serb ne Kosove. Kjo sepse vetem UNMIK-u mund te mbaje zgjedhje sipas ligjeve te aplikueshme te Kosoves dhe ndoshta mund te mendojme te mbajme zgjedhje ne vendbanimet serbe por pas 11 majit. Dhe ky ishte shkembimi mes nesh dhe ky eshte qendrimi i qarte i UNMIK-ut.
Por si do t'i ndaloni ata te mbajne zgjedhjet? Do te vendosni policine nderkombetare ne cdo qender votimi?
Deri tani Serbia ka thene se respekton mandatin e UNMIK-ut dhe autoritetin e posacem te PPSP-se qe te therrase zgjedhje ne Kosove. Prandaj ne nuk kemi degjuar zyrtarisht, pervec se ne media, se Serbia do qe pavaresisht nga qendrimi i UNMIK-ut dhe i PPSP-se, te organizoje keto zgjedhje. Serish ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se diten e hene ne kemi degjuar theniet se Serbia respekton mandatin e UNMIK-ut dhe rrjedhimisht edhe ate timin. Prandaj une, ne nje menyre, kam shprese se Serbia do te respektoje qendrimin jo vetem te bashkesise nderkombetare, por edhe te OKB-se ne vecanti se zgjedhjet parlamentare nuk paraqesin problem, por se zgjedhjet lokale nuk mund te organizohen nga Serbia ne Kosove.
Dhe me lejoni te kthehem serish ne fillim. A ka rrezik qe misioni i OKB-se te jete ne anen serbe dhe ai i BE-se ne anen shqiptare, ashtu sic ishte parashikuar?
Cdo rezultat qe parashikon paralelizem te institucioneve, perfshire edhe paralelizmin e institucioneve ku behet fjale per ndarjen e fqinjeve mbi vijat etnike do te jete plotesisht ne kundershtim me Rezoluten 1244. Dhe askush nuk duhet te parashikoje nje gje te tille.