Gates në Irak pas përfundimit të operacioneve luftarake

Bagdad, 1 shtator – Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates, deklaroi sot se ndërsa lufta në Irak ka përfunduar, historia do të gjykojë nëse lufta ka qenë e vlefshme për SHBA-në.
Shefi i Pentagonit u takua me ushtarët në kampin Ramadi vetëm disa orë pasi që presidenti amerikan, Barack Obama, deklaroi zyrtarisht përfundimin rolit luftarak të SHBA-së në Irak dhe u tha amerikanëve se tani është koha për “të kthyer faqen”.
Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, i cili ka arritur më parë në Bagdad, dhe sekretari i mbrojtjes, Robert Gates, pritet që sot të marrin pjesë në ceremoninë në Bagdad, me të cilën shënohet fillimi i “Operacionit Agimi i Ri”, që është emri i misionit të ri të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, për ndihmë dhe këshillim të forcave irakiane.
Më pak se 50 mijë ushtarë amerikanë do të mbesin në Irak, nga 165 mijë sa ishin në kulmin e luftimeve. Roli i tyre primar do të jetë trajnimi dhe pajisja e forcave irakiane gjatë vitit të ardhshëm.