E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu: Rikonfigurimi i misionit te OKB-se, sa me shpejt

Presidenti i Republikes se Kosoves, Fatmir Sejdiu, deklaroi dje se eshte e domosdoshme qe rikonfigurimi i UNMIK-ut te perfundoje sa me shpejt, ndersa misioni i EULEX-it te shtrihet ne tere territorin e Republikes se Kosoves. Deklaratat e kreut te Kosoves u bene gjate nje takimi qe pati me Lamberto Zannier, shefin e misionit te Organizates se Kombeve te Bashkuara, UNMIK, ne shteti me te ri ne Ballkan. "Republika e Kosoves eshte e interesuar te kete marredhenie te mira fqinjesore e bashkepunimi me te gjitha vendet e rajonit, ndaj angazhohemi per relaksimin e raporteve edhe me Serbine, si dy shtete sovrane e fqinje, por asnje lloj bisede tjeter, qe ne cfaredo menyre mund te nderlidhet me statusin, nuk eshte e pranueshme per ne, sepse statusi i Kosoves eshte permbyllur pergjithmone me pavaresimin e saj", theksoi Presidenti Sejdiu. Shefi i UNMIK-ut, Zannier, njoftoi presidentin e Kosoves per ecurine e procesit te rikonfigurimit te UNMIK-ut. Ai tha se tashme jane bere pergatitjet qe bazat e ketij misioni t'i dorezohet dhe se UNMIK-u do te ndihmoje funksionalizimin e misionit te BE-se ne Kosove. Nder te tjera presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu, deklaroi se Kosova angazhohet per relaksimin e raporteve edhe me Serbine, si dy shtete sovrane e fqinje. Ne baze te rezolutes 1244, detyra e UNMIK-ut eshte qe te mbeshtese funksionimin themelor administrativ, te mundesoje dhe lehtesoje procesin e vendosjes se statutit te Kosoves, te koordinoje punen e organizatave internacionale te emergjences dhe humanitare, te ndihmoje renovimin e infrastruktures kyce, te mbaje rendin dhe sigurine e ligjit, te siguroje te drejtat e njeriut dhe te perkujdeset per kthimin e te gjithe personave ne shtepite e tyre ne Kosove.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›