E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Vitin e ardhshem, zgjedhje parlamentare"

Kryetari i Aleances per Ardhmerine e Kosoves, Ramush Haradinaj, pas takimit me shefin e OSBE-se, Verner Almhofer, deklaroi diten e djeshme se besonte qe ne Kosove do te kete zgjedhje parlamentare ne vitin 2009. Udheheqesi i AAK-se, Ramush Haradinaj, falenderoi shefin e OSBE-se per punen e mire qe ka bere ne shtetin me te ri ne Ballkan dhe premtoi se do te vazhdojne bashkepunimin edhe ne te ardhmen. Ne pyetjen se a do te kete zgjedhje ne vitin 2009, kryetari i Aleances per Ardhmerine e Kosoves tha se ceshtja e zgjedhjeve eshte e kryer dhe ato do te mbahen vitin qe vjen. Nderkaq, shefi i OSBE-se, Verner Almhofer, u shpreh se kane biseduar me zotin Haradinaj per proceset qe jane duke u zhvilluar ne Kosove. Sa i perket mbajtjes se zgjedhjeve ne vendin tone shefi i OSBE-se, tha se OSBE-ja do te vazhdoje te mbeshtes institucionet e Kosoves ne mbarevajtjen e tyre.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›