E Diel, 1 Nëntor 2026

Sejdiu: Takimi me Tadiç si presidentë të dy shteteve të pavarura

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka deklaruar se është i gatshëm të bisedojë me presidentin e Serbisë, Boris Tadiç, kudo dhe kurdo, por me kusht që ky takim të jetë në cilësinë e presidentëve të dy shteteve të pavarura. Këto duhet të jenë bisedime ndërshtetërore, e jo çfarëdo bisedimesh për statusin e Kosovës, për çka edhe flitet vazhdimisht në Beograd.

 Ne jemi shtet i pavarur, ka deklaruar Sejdiu në një intervistë. Duke thënë se në Beograd për Kosovën flitet si për një problem, Sejdiu ka thënë se ky problem nuk ekziston, por ekzistojnë ato probleme ata që i krijojnë si të tilla në rajon. Jemi të gatshëm ti lëmë mënjanë ato gjërat e tmerrshme që kanë ndodhur, të gjitha ato krime që na janë bërë dhe të bisedojmë hapur dhe në formë të barabartë. Të gjithë ne duhet që me sjelljen tonë ti kontribuojmë qetësimit të tensioneve në rajon, sepse të gjithë për synim kemi paqen, bashkëpunimin me të gjithë përreth, zhvillimin dhe anëtarësimin në NATO dhe BE, u shpreh ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›