E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova në zi për viktimat e aksidentit të Vjenës

Ditën e djeshme janë kthyer në Kosovë dhe iu dorëzuan familjeve, kufomat e pesë viktimave të aksidentit tragjik në afërsi të Vjenës, në fillim të javës. Ndërkohë, dita e djeshme është e shpallur ditë zie shtetërore me vendim të posaçëm të presidentit, Fatmir Sejdiu. Pesë kufomat e kosovarëve që humbën jetën në tragjedinë e 22 shkurtit u kthyen dje në Kosovë.

Ata po udhëtonin nga Kosova për në Gjermani kur autobusi që ndodheshin u përplas me një kamion në afërsi të Vjenës në Austri, ku humben jetën 6 dhe u lënduan 36 persona të tjerë. Kthimi i trupave të pajetë në vendlindje të Ismail Pajazitit, Bashkim Bytyqit, Mehmet Shkodrës, Behxhet Gjuliqit dhe Sadik Dellovës, është bërë nën organizimin dhe ndihëm e ambasadës së Kosovës në Vjenë, e cila edhe i ka mbuluar të gjitha shpenzimet e transportit. Megjithatë, familjaret e viktimave të aksidentit, gjatë këtyre ditëve thonë se janë ndjerë shumë konfuz, pasi që sipas tyre më shumë kanë dëgjuar thashetheme se sa të vërteta lidhur me aksidentin. Ata edhe më tutje presin nga policia austriake dhe ambasada kosovare në Vjenë që të tregojnë se si ka ndodhur aksidenti dhe më pas edhe të kërkohet përgjegjësi. Në aksidentin e ndodhur në afërsi të Vjenës ka vdekur edhe shoferi i autobusit Dragan Mihajlloviç, trupi i të cilit gjithashtu është dërguar në Beograd. Ndryshe, presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu në nderim të viktimave të kësaj tragjedie, ditën e shtunë e ka shpallur ditë zie.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›