EULEX përgatit akuza të reja për krimet e luftës
Kjo do të jetë një ndërmarrje e madhe, ka thënë Feith, duke shtuar se dëshiron të shohë të përgjigjen për veprimet e këqija madje sa më parë edhe kriminelët nga UÇK. Feith ka thënë se është i bindur se të gjithëve që kanë bërë krime ndaj serbëve pas ardhjes së KFOR do të gjykohen para gjykatave kosovare. Askush nuk është mbi ligjin dhe këtë ia përsëris autoriteteve çdo ditë. Do të dëshiroja të shoh, e jam i sigurt se edhe Yves de Kermabon e dëshiron të njëjtën. Kjo është e vështirë, nevojitet shumë kohë për hetime dhe ngritje të akuzës. Të jem i sinqertë, në shoqërinë shqiptare, e cila është mjaft e mistershme, është e vështirë të gjenden dëshmitarët, ka thënë ai. Përfaqësuesi ndërkombëtar tha se integrimi i veriut të Kosovë në institucione nën kontrollin e Prishtinës do të varet nga ajo se a e pranojnë këtë serbët e Kosovës apo jo.