E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu-Thaçi:Të mos politizohet "FSK"

Krerët më të lartë të shtetit të Kosovës, presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi kanë reaguar sot pas dorëheqjes së tre krerëve të FSK-së, duke kërkuar që çështja të mos politizohet. Dy zyrtarët e lartë kanë pranuar se ka pasur parregullësi gjatë procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të FSK-së dhe kanë kërkuar që të rishikohen me kujdes lëshimet që mund të jenë bërë gjatë këtij procesi. "Jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e NATO-s, në mënyrë që të gjitha lëshimet që kanë ndodhur të përmiresohen. Nuk duhet lejuar që kjo çështje kaq e madhe për vendin të politizohet për përfitime të ngushta politike", ka deklaruar Thaçi. Apelit te presidentit dhe kryeministrit i është bashkuar edhe kryetari i Parlamentit Jakup Krasniqi, i cili ka nënvizuar se zotëron informacione se gjatë procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të FSK-së ka pasur mungesë profesionalizmi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›