Meksikë,zjarr mes grupeve rivale të drogës, vriten 6 persona
Gjashtë persona janë ekzekutuar në Ciudad Juarez të Meksikës fundjavën e kaluar në dy raste të ndara. Pesë prej viktimave u vranë në afërsi të një restoranti nga disa motociklistë. Kështu shkon në 104 numri total i vdekjeve brenda muajit janar, bën të ditur media lokale. Këto ngjarje përbëjnë maskrat më të fundit të luftës së ashpër ndërmjet grupeve rivale të drogës në afërsi të kufirit amerikan. Ndërkaq gjatë vitit 2008-të janë regjistruar 1600 të vrarë dhe rrëmbime në Meksikë. Dëshmitarët thanë se motoçoklistët janë parë të ngisnin motorët e tyre me shpejtësi të madhe të ndjekur nga tre automjete me ngjyrë të erret para se të qëllohehsin për vdekje jashtë restorantit "Las Glorias Beach." Trupat e tyre janë gjetur nga autoritetet në afërsi të motorrëve. Njëri prej tyre është përpjekur të largoheje të hspëtontë jetën, por është qëlluar me armë disa metra larg motorrit të tij. Ndërkaq në një tjetër ngajrje, vëllai i një pronari lokali është vrarë gajtë kohës që ndohej në një ceremoni mortore. Lufta e ashpër e rivalitetti ndërmjet grupeve të drogës ka provokuar deri tani 5700 të vrarë në të gjithë vendin dhe për këtë, Shtetet e Bashkuara te Amerikes kanë dhënë qindra milionë dollarë në ndihmë të qeverisë meksikane. Ciudad Juarez është një zonë ndër më të prekurat nga ky fenomen, por ndërkaq beteja e drogës ka filluar të ndihet edhe ne Teksas. Banorët shprehen se jetojnë me frikën dhe terrorin se ndoshta një ditë secili mund të jetë viktimë e pafajshme e grupeve rivale të drogës.