Kili ,debutimi akrobatik ndiqet nga 70 000 njerëz
Dhjetë akrobatë të varur pezull në një rreth të madh në ajër kanë përshkuar rrugët e Santiagos në Kili në fundjavë, duke interpretuar numra të ndryshëm akrobatikë. Debutimi i tyre është pjesë e shfaqjes teatrale të Kilit. Më shumë se 70 000 njerëz mbushën rrugët për të parë nga afër performancën e shkëlqyer të trupes "La Fura del Baus", e cila tregon për historinë e dy të dashuruarve. Ndërkaq në faqet anësore të ndërtesave janë vendosur edhe video projektime gjigande. Spektatorët kanë shijuar edhe pamjet e mrekullueshme të një kukulle mekanike e cila performonte nje kërcim rutinë. Marioneta me emrin "Lola" ishte pjesa qendrore e shfaqjes "Orbis Vitae" ose "rrethit të jetës". "Ishte vërtetë e mrekullueshme. Performanca ishte mbresëlënëse dhe është diçka që nuk e shikon çdo ditë"- thotë një nga spektaoret e pranishme në këtë aktivitet. Pjesa finale e shfaqjes prezantonte 54 akrobatë që shfaqen në të njëjtin plan dhe duken sikur janë të varur në ajër duke formuar një perde ose mbulesë njerëzore vërtetë mahnitëse. Më pas akrobatët tërheqin vemnedjen e Lolës e cila i përshendet duke levizur gjymtyrët.