E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita ne Shqiperi, e paparashikueshme Menada Zaimi

Flasin analistet Andi Bejtja dhe Lutfi Dervishi. Komentojne faktin se Parlamenti Evropian, pas deklarates se dy krereve te grupeve me te medha parlamentare te tij, te djathte e te majte, duket se u dorezua perpara mungeses se nje zgjidhjeje nga vete klasa politike ne Shqiperi
Parlamenti Evropian, pas deklarates se dy krereve te grupeve me te medha parlamentare te tij, te djathte e te majte, duket se u dorezua perpara mungeses se nje zgjidhjeje nga vete klasa politike ne Shqiperi.
Se fundmi, ky institucion nderkombetar beri pergjegjese si mazhorancen, ashtu edhe opoziten, duke u bere thirrje paleve qe te angazhohen per zgjidhje. Njekohesisht, kerkoi nga opozita qe te qendroje ne Kuvend e se bashku me mazhorancen t’i bejne reformat.
Ja si e sheh analisti Andi Bejtja kete faze te zhvillimeve politike ne Shqiperi: “Pavaresisht se u terhoq komuniteti nderkombetar ne njefare menyre, nuk mendoj se eshte nje krize qe prek institucionet. Po ta permendim edhe letren e derguar nga dy kreret e grupeve parlamentare te BE-se, u duk qarte qe i ben thirrje prape opozites qe te vazhdoje te qendroje ne Parlament dhe opozita vazhdon te qendroje”.
“Nese do te kishte zgjidhje, zgjidhja do te ishte brenda kornizes kushtetuese dhe mendoj qe mazhoranca dhe Berisha personalisht e di qe asnje faktor nderkombetar nuk mund t’i kerkoje atij qe te shkele Kushtetuten”, thote Bejtja.
Analisti Lutfi Dervishi thote se zgjidhja eshte aq e veshtire sa ishte veshtire te kuptohej strategjia e opozites dhe ajo se cfare kerkon ajo ne keto momente. Ndaj, per Dervishin mund te jete mazhoranca ajo qe te hape nje drite jeshile per ngercin politik.
“Ne nje analize te llogarive politike, nuk arrihet te kuptohet se cfare kerkon me teper Partia Socialiste dhe lidershipi i saj, sepse nese ne mund ta quajme vendosje te disa objektivave qe ka pasur, i ka arritur dhe i ka tejkaluar qe ne fundin e vitit te kaluar apo qe ne fillim te ketij viti. Si rezultat i aksionit politik te opozites brenda disa muajsh, opozita arriti ‘te nderkombetarizoje’ problemin e zgjedhjeve”.
“Ne njefare menyre, e demtoi mazhorancen dhe qeverine karshi nderkombetareve. Ne kete kuptim, keto objektiva politike, Partia Socialiste i arriti prej kohesh dhe tani nenkuptohet se cila eshte objektiva e radhes. Ne fakt, kam pershtypjen se nuk kemi cfare te presim me shume nga Partia Socialiste, ne kuptimin se ka luajtur ne ekstrem, ka perballuar nje presion nderkombetar dhe ndoshta ka dhe nje lodhje. Ndoshta kerkohet me teper nje rrugezgjidhje apo nje modus-vivendi nga ana e mazhorances”, thote Dervishi.
Por, Partia Socialiste ne deklarimet e saj me te fundit ka akuzuar mazhorancen se po thellon, sipas saj, krizen politike ne vend, duke mos pranuar transparencen si nje proces qe kalon vetem nga hapja e kutive te votimit.
Mbetet ende e paqarte nese ketij qendrimi, te majtet do t’i shtojne serish protestat ne rruge.
Ja si gjykon analsiti Dervishi per kete opsion: “Opozita eshte e paparashikueshme ne veprimin e vet politik”.
Analisti Andi Bejtja thote se rikthimi i opozites te protestat do te ishte i palogjikshem ne kete moment.
“Personalisht, me duket e pamundur qe pas futjes ne Parlament dhe pas deshtimit te greves se urise, qe ishte masa me radikale, me duket e palogjikshme qe opozita te dale perseri ne rruge. Por, e kam thene shpeshhere se cdo parti shqiptare ka 200 mije militante minimumi dhe nuk eshte cudi qe nese nuk sforcohet, t’i nxjerre perseri njerezit ne rruge, por nuk besoj se fiton me gje”, thote Bejtja.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›