Bora izolon fshatrat në Skrapar, komunat 7 ditë pa energji elektrike
lartë të dëmtohen duke lënë në errësirë dhjetëra banesa dhe qindra banorë. Më e vështirë situata paraqitet në komunat Gjerbës dhe Zhepë, ku lartësia e dëborës ka kaluar më shumë se një metër trashësi dhe shumë shtylla të tensionit të lartë në Qafën e Dërvris, kanë pësuar defekte serioze duke lënë banorët në errësirë të plotë. Kryetari i komunës Gjerbës Dilaver Zyko tha nëpërmjet telefonit për gazetën se veç bllokimit nga reshjet e dëborës banorët e 23 fshatrat të komunës Gjerbës e Zhep, po vuajnë mungesën e energjisë eklektike që prej më shumë se 7 ditë, ndërkohë që e njëjta situate paraqitet dhe në komunat Vëndreshë e Zhepë, poton e etj. Kreu i komunës thotë se shtatë ditë më parë energjia është ndërprerë nga fshatrat e këtyre komunave dhe çdo përpjekje për riparimin e dëmeve ka rezultuar e kotë, pasi trashësia e borës ka shkuar në një metër dhe nuk mundëson lëvizjen e teknike të korporatës energjetike. Zyko thotë se ka njoftuar që prej disa ditësh Filialin e Shpërndarjes së Energjisë në qytetin e Çorovodës, por ende nuk po merret asnjë masë për rregullimin e defekteve, pasi në radhë të parë është mungesa e një mjet borëpastrues për hapjen e rrugëve. Sipas tij banorët po kalojnë ditë vërtetë të vështira, ku veç të ftohtit, bllokimit nga bora rëndon dhe mungesa e energjisë eklektike në të gjithë fshatrat e tre komunave dhe më të populluarat në këtë zonë malore.
A. Shehu