Sejdiu dekretoi 22 gjyqtarë dhe prokurorë

Presidenti Fatmir Sejdiu dekretoi sot gjyqtarët e Gjykatës Supreme, prokurorët e Prokurorisë së Shtetit dhe prokurorët e Prokurorisë Speciale, të cilët po sot dhanë betimin para Presidentit të Republikës.
Presidenti Sejdiu e vlerësoi ditën e sotme si një ditë të përmbylljes së një cikli që ka të bëjë me sistemin gjyqësor dhe Prokurorinë e Kosovës si dhe një ditë e përmbylljes së një pune zinxhirore që është bërë mbi bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
“Besoj se këta njerëz që kanë marrë përgjegjësi do të ushtrojnë detyrën e tyre duke u mbështetur në Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës”, theksoi Sejdiu, transmeton Presidenca.
Gjithashtu, Presidenti Sejdiu tha se ky mandat i dhënë është barrë e veçantë në kuptimin paralel reformës së gjyqësorit dhe të sistemit prokurorial dhe se është shumë me rëndësi që institucionet e vendit t’i mbështesin në ndërtimin e strukturës infrastrukturore dhe logjistike për të pasur standardet e nevojshme që duhet t’i ketë një gjykatë, që duhet t’i ketë një gjyqtar dhe që duhet t’i ketë një prokuror.
Në ceremoninë e dekretimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve ishin të pranishëm edhe kryeministri Hashim Thaçi, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, ambasadorë të akredituar në vendin tonë, si dhe mysafirë të tjerë.
Lista e të dekretuarve nga Presidenti i Republikës:
Gjykata Supreme e Kosovës: Fejzullah Hasani - gjyqtar/ Kryetar i Gjykatës, Nesrin Lushta - gjyqtare, Valdete Daka – gjyqtare, Emine Kaqiku – gjyqtare, Gyltene Sulejmani – gjyqtare, Emine Mustafa – gjyqtare, Shukri Sulejmani – gjyqtar, Enver Peci – gjyqtar.
Prokuroria e Shtetit: Ismet Kabashi – Kryeprokuror, Zyhra Ademi – prokurore, Rexhep Kabashi – prokuror, Jusuf Mejzini – prokuror.
Prokuroria Speciale e Kosovës: Sevdije Morina – Zëvendëskryeprokurore speciale, Reshat Millaku – prokuror special, Nazmi Mustafi – prokuror, Suad Kuraja – prokuror, Merita Bina – prokuror, Rrahim Podvorica – prokuror, Faik Halili – prokuror, Basri Morina – prokuror, Besim Kelmendi – prokuror, Ali Rexha – prokuror.