Policia e Tiranës arreston shtatë persona
Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut bënë të ditur se specialistët e Seksionit Kundër Vjedhjeve me Dhunë dhe Armë, arrestuan dje 18 vjeçarin Gazmir Karoshi, me precedentë të mëparshëm penalë, pasi ka dyshime të forta se është autor i vjedhjes me armë të një shtetasi në Kodër Kamëz.
Me të njëjtën akuzë janë arrestuar shtetasit Vitri Perzhita, 29 vjeç dhe Dritan Haspeta, 20 vjeç, të dyshuar përkatësisht për një tentativë vjedhje të një qendre lojrash fati dhe një automjeti tip kamion. Gjithashtu, në zona të ndryeshme të Tiranës, janë arrestuar në kushtet e flagrancës me armë pa lejë, shtetasit Gëzim Bajrami, 39 vjeç, Florand Karamani, 33 vjeç si dhe një 17 vjeçar.
Ndërkohë specialistët e Seksionit Kundër Drogës arrestuan dje në kushtet e flagrancës me 24. 6 gram lëndë narkotike e llojit kokainë, 32 vjeçarin Fatos Domi, 3 banues në Tiranë. Çështjet ndaj këtyre personave iu referuan për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Tiranës.