E Diel, 1 Nëntor 2026

Sejdiu dhe Thaci: Vendimi i GJND vulosi pavaresine

“Dite e bekuar”. Ky ka qene komenti i pare i Presidenti te Kosoves, Fatmir Sejdiu pas shpalljes se vendimit te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise. Ne nje konference per mediat dhane pak pas vendimit, Sejdiu eshte shprehur se gjykata faktoi aspiraten e ligjshme te popullit kosovar. “Ky mendim eksplicit iu pergjigj pozitivisht cdo pike te ngritur ne favor te vendimeve qe ka marre Kosova. Ky mendim rikonfirmoi fuqishem se shpallja e pavaresise se Republikes se Kosoves ka qene vendim ne perputhje te plote me te drejten nderkombetare dhe te drejten e popullit te Kosoves, per liri dhe pavaresi”, tha Sejdiu. Kreu i shtetit te Kosoves ka bere dhe parashikimet e levizjeve te diplomacise se kosovare pas vendimit pozitiv. Ai theksoi se tashme priten njohje te reja per Kosoven dhe se vendi ka te drejte te jete anetar i OKB. Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, tha se opinioni i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise eshte nje opinion i shkelqyer dhe qe vulos shtetin e Kosoves. Teksa vazhdon viziten ne Uashington, ai tha se opinioni i GJND-se ishte me i drejti i mundshem. Shpallja e Kosoves shtet i pavarur ka qene plotesisht nje vendim legal, ne perputhje me ligjin nderkombetar, ne perputhje me shumicen e vendeve te BE dhe te SHBA-se, tha ai. Menjehere pas shpalljes se vendimit te Gjykates Nderkombetare, Thaci tha se opinioni i GJND-se eshte nje pergjigje per gjithe boten se pavaresia e Kosoves eshte e pakthyeshme, dhe shteti i Kosoves eshte i perjetshem, shtet i mundesive, shtet demokratik e multietnik, shtet qe do te integrohet ne NATO dhe ne BE. Ai tha se ky eshte nje opinion i shkelqyer per Kosoven, rajonin dhe per gjithe perspektiven euro-atlantike te rajonit. Ai falenderoi te gjitha vendet, perfshire Shtetet e Bashkuara, vendet anetare te Bashkimit Evropian dhe vende te tjera, qe kane mbeshtetur Kosoven. Reagime pas vendimit kane ardhur dhe nga drejtues te tjeter te institucioneve te Kosoves dhe perfaqesues te jetes politike. Ministri i Jashtem i Kosoves, Skender Hyseni u shpreh se pas vendimit priten njohje te reja te Pavaresise nga shume vende qe kane qene te dyzuara me pare. “Tani presim njohje te metejme te Kosoves. U bejme thirrje shteteve qe e kane shtyre njohjen e Republikes se Kosoves ne pritje te mendimit te Gjykates, qe tani te vendosin per njohjen. Nuk ka asgje ne mendimin e dhene nga Gjykata qe hedh cfaredo dileme rreth shtetesise se Republikes se Kosoves, tashme nje realitet i pakontestueshem”, tha ai. Hyseni ka folur dhe per bashkepunimi me Serbine ne kuader te integrimit te dy vendeve ne Bashkimin Evropian. Ndersa zv.kryeministri, Hajredin Kuci, u shpreh se tashme pritet qe te kete nje intensifikim te perpjekjeve per ta bere Kosoven pjese te OKB-se.

Paradoksi serb, njeh vendimin e GJND, por jo Kosoven
Politika dhe diplomacia serbe kane treguar dje dhe nje here mungesen e sensit te realitetit ne lidhje me pavaresine e Kosoves. Pas shpalljes se vendimit te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise, ministri i Jashtem, Vuk Jeremic nuk kritikoi vendimin, duke nenkuptuar njohjen e tij, por tha se Beogradi nuk do ta njohe pavaresine e Kosoves. “Serbia do te vazhdoje me luften paqesore diplomatike per Kosoven”, ka thene Vuk Jeremic. Sipas tij vendimi i GJND-se ka qene vetem ne aspektin teknik, ndersa beteja e radhes do te vijoje ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara. “Gjykata Nderkombetare e Drejtesise sot ka vendosur qe te deklarohet vetem per aspektin teknik te deklarates se pavaresise dhe praktikisht ka shmangur deklarimin per ceshtjen esenciale nese shqiptaret e Kosoves kane pasur te drejte te shkeputen nga Serbia”, tha Jeremic. Kunder vendimit te GJND-se ka dale dhe Rusia. Ne nje deklarate per mediat te Ministri se Jashtme ruse thuhet se qendrimi i diplomacise ruse nuk do te ndryshoje ne lidhje me pavaresine e Kosoves. “Pozicioni yne per mosnjohje te pavaresise se Kosoves mbetet i pandryshueshem. Ne mendojme se zgjidhja e ceshtjes se Kosoves mund te arrihet vetem me negociata ndermjet paleve te interesuara”, thuhet ne qendrimin e diplomacise ruse.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›