Ekonomia amerikane “e pasigurt”
Drejtori i bankës qendrore të SHBA-së, Ben Bernanke, ka njoftuar se parashikimi i ekonomisë amerikane si asnjëherë më parë është i pasigurt.
Ky lajm bëri që një nga indekset e aksioneve, Dow Jones të shënojë rënie prej një për qind, tregjet aziatike gjithashtu kanë pësuar rënie.
Bernanke tha se mund të ishte e nevojshme të merreshin masa të mëtejshme për të stimuluar ekonominë, nëse do të ketë lëkundje në rimëkëmbjen e saj.
Ai gjithashtu mirëpriti faktin se edhe vendet evropiane po marrin masat e duhura për të përforcuar sistemet e tyre financiare.
Edhe vendet evropiane, ashtu si Amerika kanë vendosur një sistem testimi të bankave, rezultatet e të cilave priten të dalin këtë javë.
'Ende nuk dihet nëse rezultatet do të jenë të suksesshme por është e qartë që Evropa është e fokusuar dhe e vendosur në zgjidhjen e krizës. Dhe për mendimin tim, ndikimi i krizës evropiane në tregjet financiare botërore është pakësuar, gjë që është në favor të ekonomisë sonë', tha Ben Bernanke
Ndërkohë drejtori i Bankës Botërore, Robert Zoellick, në një fjalim në Meksikë, u shpreh se rikuperimi i ekonomisë globale nga kriza është ende i brishtë dhe i pasigurt.
Ai tha se për shkak të krizës globale, rreth 60 milion njerëz janë varfëruar.