E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend, Rama në shënjestër. Berisha:Kupola pas hekurave

TIRANE-
Berisha:Anëtarët e kupolës pas hekurave
Kryeministri Sali Berisha duke folur në Parlament për miratimin e ligjit antimafia është shprehur se ky është një nga ligjet më me rëndësi që po miratohet pas moratoriumit të skafeve. Berisha ka akuzuar edhe një herë Edi Ramën se i ka shprehur solidaritet kupolës së mafias. Berisha i ka kujtuar liderit opozitar se: Koha kur ti mbaje peng procesin zgjedhor duke dhënë leje ndërtimi për klani mafioz ka marrë fund. Ligji do veprojë me të gjithë forcën e tij, pa asnjë ngjyrë partiake dhe politike”.

Replikat në distancë me Ramën, Berisha i ka lidhur përsëri me ligjin antimafia.

“Rama mos ki merak se ashtu sic vendosa pas hekurave, Aldo Baren, Lul Berishën, ashtu do të bëj edhe me kupolën, qofshin me imunitet qofshin pa imunitet.”

Sipas Berishës, miratimi i këtij ligji përbën rëndësi jetike për të ardhmen europiane të shqiptarëve.
“Një nga ligjet më themelore më të rëndësishme për sigurinë e jetës pronës dhe veprimtarisë së qytetarëve shqiptarë, miratohet një nga ligjet më të rëndësishëm pas moratoriumit të skafeve, një ligj për të ardhmen europiane të shqipëtarëve dhe Shqipërisë”, u shpreh Berisha

Me miratimin e këtij ligji dëshmohet vullnet i hekurt për tu përballur me krimin e organizuar.
“Ky ligj dëshmon para europianëve vullnet të hekurt të sovranit, për tu përballur dhëmbë për dhëmbë me tolerancë zero ndaj krimit dhe mafias”, ka theksuar Berisha.

Sipas Berishës, ligji që miratohet sot është produkt i një punë të madhe dhe i bashkëpunimeve me ndërkombëtarët.
“Ligji është produkt i një pune jashtëzakonisht serioze i juristëve tanë më të mirë dhe i agjencive të hauaja që ndihmojnë Shqipërinë”

Berisha është shprehur se këto veprime janë marrë për të trembur mafian dhe krimin e organizuar.

“Nuk ngurojmë të marrim cdo veprim për të luftuar krimin e orgnizuar, nga ky ligj do të trëmbet vetëm mafia, duhet të tronditet vetëm mafia. Ky ligj garanton cdo biznes shqiptar nga kthetrat dhe tentakulat e mafias.”

Berisha është shprehur nga Parlamenti, se lufta e tij me krimin vazhdon, deri në cmontimin e mafias.

“Ne bllokuam trafiqet, cmontuam bandat më të rrezikshme të Europës, vumë përpara drejtësisë me mijra shkelës të ligjit por ne nuk cmontuam mafian, sepse duhet të analizonim probleme të tjera. Sot Edi Rama i shprehu solidaritet kupolës së mafias me të cilët ndau 570 ml euro.”
Akuzat e Berishës vazhduan për Tom Doshin, se i ka vënë rovolen pas veshit një deputeti të PS.
“Opozita dhe deputetët e saj janë të nderuar po jo ata që i vënë koburen pas veshit deputetëve, ata janë mafia, dhe me ta përballja është jetike në këtë vend”, u shpreh Berisha me tone të larta.

Fjalën e tij e mbylli duke thënë se: “Ky ligj është kusht që shqiptarët të levizin të lirë”.

Imami: Bojkoti i opozitës, aventurë e nxitur nga Rama
Ndërsa Ministri i Mbrojtjes Arben Imami, deputet i PD-së, tha sot gjatë seancës plenare në Kuvend se, bojkoti i parlamentit nga opozita është i nxitur nga interesat e kryetarit të PS-së Edi Rama dhe grupeve kriminale brenda saj.
Gjatë minutave të debatit të lirë parlamentar në Kuvend, ministri Imami duke iu përgjigjur kontestimeve të opozitës për zgjedhjet e 28 qershorit, tha se ato ishin të lira dhe të ndershme, të çertifikuara nga ndërkombëtarët.

"Mbi ç'bazë po hidhen poshtë zgjedhjet? A mundet partia më e madhe e opozitës të braktisë Kuvendin për shkak të dyshimeve? Është përgjegjësi e madhe t'a mbash opozitën jashtë parlamentit. Kjo është një aventurë e nxitur nga interesat e kryetarit të PS-së, Edi Rama, grupeve kriminale dhe grupeve të interesit brenda saj që kanë paguar për zgjedhjet në shkëmbim të përfitimeve të paligjshme. Ata nuk kanë asnjë interes për hapjen e kutive, por krijimin e tensioneve për të penguar proceset e integrimit dhe heqjen e vizave në mesin e viti të ardhshëm", tha deputeti Imami.
Ai i bëri thirrje opozitës t'i japë fund bojkotit, "ashtu sikurse janë shprehur qartazi dhe europarlamentarët në rezolutën e Parlamentit europian"

Ruli: Revolucioni portokalli, një puc i madh
Në seancën e sotme plenare të Kuvendit deputetët e Partisë Demokratike janë ndalur në deklaratat e fundit të Edi Ramës përpara grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Ata kanë vijuar sulmin ndaj kryetarit socialist duke e akuzuar atë për pengim të procesit të integrimit të vendit.

Në fjalën e tij Deputeti Genc Ruli intensifikoi akuzat ndaj kreut socialist Edi Rama duke e akuzuar se ka në mendje të krijojë një lëvizje që i ngjan një revolucioni portokalli, por sipas tij lëvizja e Ramës i ngjan një puci të madh.
“Ti dhe zgjatimet e tua po lakoni se levizja e juaj është një revolucion portokalli, por kjo lëvizje i ngjan një puci të madh”, shprehet Ruli

Ruli ka theksuar se Rama po i bën keq jo vetëm politikës së Partisë Demokratike por edhe interesave politike të të gjithë shqiptarëve.

“Kjo është kauza e të gjithëve. Rama po i bën dëm jo vetëm politikës së Partisë Demokratike por edhe interesave të Partisë Socialiste, po i bën dëm interesave politike të gjithë shqiptarëve”, u shpreh Ruli.

Sipas Rulit, Rama duhet të dalë nga politika, sepse po pengon interesat e shqiptarëve.
"Rama i është qasur politikës kur politika ishte e kalkulueshme në mundësitë e mëdha që të ofronte, por sot ai nuk po bën gjë tjetër vecse po dëmton shqiptarët”
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›