E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu e Thaçi urojnë 28-nëntorin

Në ditën e 28 nëntorit, ditës së flamurit, presidneti I Kosovës Fatmir Sejdiu iu është drejtuar qytetarëve, duke thënë se kjo datë është shumë e rëndësishme, pasi po shënohet në republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës, e njohur nga 52 vende të globit.Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu iu është drejtuar qytetarëve të vendit të tij me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, duke shprehur urimet e tij të përzemërta për këtë festë. "Kjo datë e bujshme e historisë moderne shqiptare përputhet edhe me kthimin e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Krujë, më 1443, ndaj kudo që ka shqiptarë nderohet e përjetohet si njëra ndër datat më të veçanta të gjithë historisë sonë", thuhet në urimin e presidentit Sejdiu.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›