Bie forca inxhinierike në Shqipëri
Forca inxhinierike në Shqipëri ka rënë ndjeshëm në gjithë vitet e pluralizimit. Ky fenomen ka pasur një ndikim negativ në tregun e punës, e jo vetëm, pasi efektet kanë qenë prapambetëse për zhvillimin në vend. Për më tepër shoqata e inxhinierëve mekanik, vëren se e gjithë kjo forcë inxhinierike nuk funksionin mbi baza ligjore dhe në mungesë shteti dhe strukturat e tjera politikbërëse dhe projetuese, nuk e bëjnë pjesë të vendim-marrjeve.Kreu i shoqatës Apostoli, madje propozon që shqyrtimi I licencave inxhinierike të bëhet nga dhoma teknike, gjë e cila jo vetëm do të lehtësonte qeverinë nga angarinë, por madje do të siguronte për këtë fushë të ardhura të mjaftueshme për të qenë e pavarur financiarisht. Për të gjitha këto propozime, dhe të tjera që do të ndihmojnë në ringritjen e forcës inxhinierike në vend, shoqata ka përgatitur një draft të cilin do t'ia dërgojë qevërisë për miratim. Shoqata në fjalë ka mbajtur një konferencë, në kuadër të panairit klik ekspo grup, në të cilin janë referuar tema dhe problematika, mbi energjinë, mbrojtjen mjedisore dhe projektime të ndryshme.