Sejdiu i drejtohet sot Këshillit të NATO-s
Presidenti Fatmir Sejdiu do qëndrojë për një vizitë në Bruksel. Sot presidenti do t'i drejtohet Këshillit të NATO-s dhe do të flasë për progresin e arritur në Kosovë, si dhe për gjendjen aktuale politike e të sigurisë.
"Do ta njoftoj Këshillin e NATO-s, për opinionet e institucioneve të Kosovës lidhur me zhvillimet politike, veprimet e bëra deri më tani, synimet për ecjen e mëtejshme,si dhe për rolin e saj që të jetë faktor i rëndësishme i të paqes dhe të stabilitetit", ka deklaruar Sejdiu para nisjes për në Bruksel.
Gjithashtu, presidenti tha se do ta përsërisë kërkesën e tij të mëhershme, bërë sekretarit të përgjithshëm të NATO-s dhe admiralit Mark Fitzgerald, që Kosova, qoftë edhe simbolikisht, të jetë prezente në operacionet paqësore të NATO-s, në mjediset ku ata janë.