SHBA, nis regjistrimi i popullsisë
Më shumë se 120 milionë formularë u janë dërguar të martën qytetarëve amerikanë si pjesë e regjistrimit të popullsisë me të cilën do të fitohet numri i deputetëve në Kongres nga çdo shtet federal. Qëllimi i regjistrimit është që të përcaktohet edhe mënyra e shpërndarjes së më shumë se 400 miliardë dollarë ndihmë federale.
Shtetet në jug dhe perëndim të SHBA-së që shënojnë rritje të popullatës, mund të humbasin për shkak të pjesëmarrjes së vogël në regjistrimin e vitit 2000.
Arsyeja tjetër për shkak të cilit regjistrimi mund të përjetojë dështim është nëse latinoamerikanët e rinj nuk i plotësojnë në kohë formularët për regjistrim.
Komisioni për regjistrim shpreson se do të ketë pjesëmarrje të rreth dy të tretave të popullatës. Krahas postës, regjistruesit do t'i shpërndajnë formularët derë më derë për shkak të mosinteresimit të amerikanëve dhe mosbesimit të tyre ndaj nëpunësve shtetërorë.
Deri tani Komisioni ka përgatitur 13 milionë formularë dygjuhësorë, në gjuhën angleze dhe atë spanjolle.