Arrestohet i kerkuari Zerollari kerkohej per kercenim

Nje 33-vjecar ishte shpallur ne kerkim nga policia pasi akuzohet per kanosje dhe armembajtje pa leje dhe per te cilin gjykata ka caktuar masen e Arrestit me burg. Forcat e rendit te komisariatit nr. 6 ne kryeqytet arrestuan diten e djeshme te kerkuarin Bujar Zerollarin banues ne Tirane te cilin gjykata e kryeqytetit me vendim te dates 3 shtator te ketij viti ka caktuar masen e sigurise arrest me burg. Ndaj Zerollarit rendojne dy akuza ajo e Kanosjes dhe Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe e municionit mbi te cilat oficeret e policise ekzekutuan vendimin e gjykates. 33-vjecari eshte denuar me pare edhe per vepren penale te vjedhjes nepermjet mashtrimit i cili ne vitin 2006 u ka vjedhur nje sasi te konsiderueshme lekesh me ane te mashtrimit disa shtetasve.