E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu kërkon mbështetje nga Kanadaja

Presidenti Fatmir Sejdiu ka takuar sot në Zagreb Ministren për Zhvillim Ekonomik të Kanadasë, Lunne Yelich.

Në takim u bisedua për marrëdhëniet mes dy vendeve, me theks të veçantë në fushën e zhvillimit ekonomik.

“Presidenti përmendi edhe një herë resurset e mëdha që ka Kosova, përfshirë edhe popullatën në moshë të re dhe të arsimuar, si dhe theksoi mundësitë e mëdha që ofron vendi ynë për investitorët e huaj”, thuhet në një komunikatë të Presidencës.

Po kështu, Presidenti Sejdiu kërkoi që Kanadaja, e cila e ka përkrahur në vazhdimësi Republikën e Kosovës, të ndihmojë atë edhe më tej, në rrugën e anëtarësimit në mekanizmat e rëndësishëm ndërkombëtarë ku ajo nuk është ende anëtare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›